Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta therim Ermirën

2016/03/30 at 12:55 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ta therim Ermirën

Nga Dritan Hila


Me siguri këto janë çastet më të vështira në jetën e Ermira Mehmetit. I janë sulur të gjithë: Burrat që lenë gjysmat e rrogave të tyre duke telefonuar linjat e kuqe apo në bordellet e Veleshi dhe kanë rastin të shtiren si të virtytshëm; ato gra, të cilat e kanë parë si konkurente reale apo virtual; dhe media që i gëzohet klikimeve, pa vrasje ndërgjegje se po ndihmon që të masakrohet.

Askush nuk u morr me telefonuesin. Nuk merren pasi ai është “burrë”, dhe ka gjithë të drejtën të bëjë çfarë të dojë. Megjithëse nga të dy palët, ai ishte i martuari dhe me fëmijë, ndërsa Ermira një femër e vetmuar. I largohen të gjithë Ermirës tani. I largohen shokët e partisë. I largohen miqtë. I largohet shoqëria. Dhe shohin sesi një gazetë maqedonase hodhi në treg një bisedë erotike të saj. Sodisin sesi e përdhunon publiku shqiptar, meqënëse pushteti maqedonas nuk mundi ta bëjë vetë fizikisht. Dhe bëjnë sehir.

Është e vështirë që dikush nga sulmuesit të ketë lexuar libra antropologjikë. Do ju këshilloja vetëm një broshurë të një antropologu të famshëm, që quhet Jarred Diamond. Titullohet “Përse seksi është zbavitës”.

Nuk ka asgjë zbavitëse në të. Vetëm se tregon pse femra, duke qenë pjesa riprodhuese e shoqërisë, është në kërkim të partnerit. Duke qenë pjesa më e dobët fizikisht, kërkon gjithmonë një mbrojtës për veten dhe pjellën e saj.

Aq më e theksuar bëhet kjo në shoqërinë njerëore, ku përveç faktorit “forcë fizike”, loja komplikohet pasi futen në lojë raportet sociale, intriga, kurthet, pabesia, fuqia e shtetit, dhe shumë derivate të tjerë. Është një libër që shërben për emancipimin e burrave. E pra Ermira është një femër e vetmuar.

Një nënë që rrit e vetme fëmijën e saj. Mund të jetë në kërkim të një partneri, siç është e drejta e saj. Ashtu siç mund të jetë në kërkim të aventurës, e cila edhe kjo është e drejta e saj. Por nuk i ka bërë keq askujt.

Nuk e kam ndjekur nga afër karrierën e Ermirës, por nuk besoj se ka ndonjë ndryshim nga e shoqeve të saj. Nuk besoj se është bërë e tillë për shkak se ka qenë dikushi në fusha të tjera. Nuk mendoj se është tipike politikane, të paktën nga sa kam ndjekur në prononcimet publike. Ka shumë mundësi të jetë afruar nga BDI, për të patur një fytyrë femërore në rradhët e saj, që të hidhte poshtë dyshimet dhe akuzat si organizatë vrasësish dhe fondamentaliste. Mund të jetë edhe “e mbrojtura” e ndonje politikani të fuqishëm që e ka pasur të dashur ose e ka. Por ky nuk është faj.

Në hapësirën shqiptare, përjashto dy apo tre femra që janë bërë politikane për shkak të brumit që kanë, të tjerat janë sponsorizim i dikujt, ose për makiazh, ose si të dashura, ose se burrave që kanë komandën ju duhen disa duar që të hedhin firma djegëse nëpër tendera. Por deri tani nuk ka fakte se Ermira ka vjedhur.

Nuk ka fakte se Ermira ka vrarë. E vetmja gjë që Ermira ka bërë, është një telefonatë erotike. Të cilën ka shumë mundësi që shërbimet sekrete maqedonase e kanë përdorur si shenjë për t’iu treguar politikanëve shqiptarë të mpleksur në vjedhje, trafiqe dhe vrasje, se çfarë mund t’iu bëjnë. Dhe përdorën si kokë turku një femër, që të gjithë sot bëjnë sikur nuk e kanë njohur.

Megjithatë jam i sigurtë që këtu maqedonasit gabojnë. Populli shqiptar do të çohet me të njëjtin entuziazëm në mbrojtje të hajdutëve të tij.

Madje ka mundësi ti votojë më tepër. A nuk jemi ne që dënojmë me ligj prostitutën dhe jo klientët? A nuk jemi ne, që sa më shumë vërtetohen akuzat për vjedhje dhe vrasje të politikanëve tanë, aq më shumë i votojmë? Kjo tregon se maqedonasit nuk na kanë njohur mirë. Ne jemi gati të linçojmë Ermirën për të treguar gjasme bindjen ndaj urdhrave të Zotit, edhe më tepër se Zoti vetë e kërkon.

Është mënyrë për t’ia hedhur Atij, për pisllëqet që bëjmë. Dhe nëse Abrahami theri qingjin , ne nuk na bën përshtypje të therim Ermirën./dritare.net



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit i mbytur në liqenin e Butrintit

Gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit i mbytur në liqenin e Butrintit

Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur për 5 prioritetet

Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur për 5 prioritetet

Foto/ Gruaja fashioniste e këtij këngëtari

Foto/ Gruaja fashioniste e këtij këngëtari

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}