Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Survejimi i Bashës, reagon PD: Operacion klandestin dhe kriminal i Xhafajt e Ramës

2018/06/01 at 1:58 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Survejimi i Bashës, reagon PD: Operacion klandestin dhe kriminal i Xhafajt e Ramës

Partia Demokratike e ka quajtur survejimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe familjes së tij një operacion të paligjshëm, klandestin, antikushtetues dhe kriminal; i konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj.


Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit me urdhër të Edi Ramës, ka orkestruar një survejim 24h të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Spaho sqaroi se ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale, duke shtuar se Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që denoncojnë krimin dhe drogën.

“Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë”, – citohet nga deklarata e tij.

Më tej, ai theksoi se këto operacione klandestine dhe kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj.

Sipas tij, këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

“Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti. Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta”, -tha Spaho.

Ai u shpreh se sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

“Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar”,- deklaroi Spaho nga selia blu.

Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar

Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur drejtuesit e partisë dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Mësohet se në takim janë nënkryetarët e partisë Edmond Spaho, Edi Paloka dhe nënkryetarët e komisionit të ligjeve dhe sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka si dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Në mbledhjen e Bashës me përfaqësuesit e nivelit të lartë në parti është vendosur se nënkryetari Edi Paloka, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka dhe kryetari i Komisionit Tahiri, Enkelejd Alibeaj do të shkojnë  në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të marrë detaje rreth këtij skandali.

Sipas PD-së, personalitet mbrohen nga Garda e Republikës dhe jo nga Policia e Shtetit. Burime për Opinion.al nga mbledhja bënë me dije se ky është konsideruar një akt banditësh. Survejimi i plotë i familjes Basha mendohet se ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burimet konfirmuan se çdo lëvizje e kreut të PD dhe familjarëve të tij prej disa kohësh monitorohen 24 orë në segmente të caktuara të policisë operacionale.

Lulzim Basha u mor në mbrojtje një vit më parë

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij. Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Rama.

“Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, deklaroi Rama.

Ndryshe nga rasti i një viti më parë, kur për Bashën agjencitë ligjzbatuese kishin informacione për një kërcënim real ndaj tij, këtë herë mbeten të paqarta arsyet që jo vetëm kreu i opozitës, por edhe familjarët e tij po survejohen 24 orë në 24.

 

 

 

Etiketa: operacion klandestinreagon PDSpahosurvejimi i Bashes


Ju sugjerojmë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Para
Përplasen tre makina, disa persona të plagosur

Korçë, makina me bashkëshortët del nga rruga dhe përfundon në arë

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Rama paralajmëron drejtorët: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve e ministrave

Rama paralajmëron drejtorët: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve e ministrave
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}