Aktualitet

Surprizat e zgjedhjeve, Beqaj jashtë listës, rrezikojnë Majko dhe Kodheli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 29/04/21 |
Opi Nion

Teksa po shkon drejt përfundimit numërimi i votave për kandidatët në të gjitha qarqet e vendit, duket se disa emra të njohur të politikës po rrezikojnë të marrin një mandat për tu ulur në Kuvendin e ardhshëm.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, i renditur në vijën e rrezikut, pra i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, nuk arriti të grumbullojë vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit në katër vitet e ardhshme. Ai arriti të sigurojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.

Socialistët arritën të fitojnë tre mandate në Shkodër, konkretisht Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Ndërkohë që PD siguroi 5 mandate, dhe PSD e Partisë së Tom Doshit, arriti të sigurojë dy vende në Kuvend në këtë qark.

Sa i takon qarkut të Tiranës, rrezikohen mandatet e Mimi Kodhelit e renditur në vendin e 21 në listën e kandidatëve dhe Pandeli Majkos, i renditur në vendin e 19. Atyre do iu duhen të grumbullojnë të paktën 10 mijë vota në total për të thyer herësin dhe për të marrë mandatin e deputetit.

Kur janë numëruar 891 Qendra Votimi aktualisht herësin në Tiranë e kanë thyer ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe, Ornaldo Rakipi./Opinion.al

Pas