Bota

Superman do të dalë si biseksual në numrin e radhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 12/10/21 |
Opi Nion

Superman është një ndër filmat vizatimorë më të hershëm për fëmijë.

Sipas BBC së fundmi, DC Comics ka zbuluar se në numrin e radhës Supermeni do të jetë biseksual. Jon do të jetë në një marrëdhënie të të njëjtit seks me mikun e tij Jay Nakamura.

DC Comics e dha njoftimin në Ditën Kombëtare të ndërgjegjësimit të LGBT. Superman  do të futet në një marrëdhënie intime me një djalë. Në fakt, bëhet fjalë për djalin e Clark Kent dhe Lane, Jon Kent, i cili përveç se vesh petkun e babait si superheroi që mbron të dobëtit, bie në dashuri me gazetarin Jay Nakamura.

Edhe pse seria e re e librave del në nëntor, janë publikuar disa foto të Jon Kent duke u puthur me partnerin e tij. Autori i serisë, Tom Taylor, thotë se evoluimi i Superman është bërë duke ruajtur vlerat që ai ka përfaqësuar gjithmonë, por pasqyron edhe përvojën e shumë fansave të tij.

“Superman gjithmonë ka qenë simbol i shpresës, të vërtetës dhe drejtësisë”, tha Taylor. “Sot, akoma më shumë njerëz e shohin veten te superheroi i fuqishëm”.

Ai deklaroi për BBC se u habit që para se Taylor mund të hidhte idenë që Jon të ishte biseksual, atij iu tha se DC Comics tashmë po mendonte për idenë.

“Ka pasur një ndryshim të vërtetë gjatë viteve të fundit. Dhjetë vjet më parë, pesë vjet më parë diçka e tillë do të ishte më e vështirë, por unë mendoj se gjërat kanë ndryshuar në një mënyrë vërtet të mirëpritur,” tha Taylor./Opinion.al

Pas