Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar në çdo moment që të kthej përgjigje që nuk kishte lidhje me arrestimin e Lefter Kokës. Por ai foli pak për sulmin që ndodhi në FRPD dhe thyerjen e dyerve.
Basha tha se dyert janë thyer nga ata që erdhën me Berishën, pasi bravat ishin ndërruar. Kreu i PD gjithashtu rikujtoi se këtë përgjigje e kishte dhënë më parë për një televizion dhe se nuk do të fliste sot për këtë çështje.
“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me zotin Berisha, pasi ishte ndërruar brava. Unë përgjigjen e kam thënë për bravat. Ia thashë syrit, plastë syri keq, që mos të biem më sysh”-tha Basha duke qeshur./Opinion.al