Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj NATO-s me 8 të vrarë, ISIS merr përgjegjësinë

2017/05/03 at 11:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj NATO-s me 8 të vrarë, ISIS merr përgjegjësinë

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur automjetet e NATO-s në Kabul, duke vrarë të paktën 8 persona dhe plagosur 28 të tjerë, përfshirë tre ushtarë të koalicionit kanë thënë zyrtarët.


Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve Aamaq, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sulmi ndodhi në afërsi të ambasadës së SHBA-së dhe selisë së NATO-s, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane.

“Fatkeqësisht, shumica e viktimave janë civilë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Najib Danish.

NATO ka thënë se tre ushtarë të koalicionit, janë plagosur.

“Ata janë në gjendje stabile dhe janë duke u trajtuar në ndërtesën mjekësore të koalicionit”, ka thënë një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, duke moskonfirmuar kombësinë e ushtarëve të plagosur.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Kapiteni Bill Salvin, më herët ka thënë se tre shërbyes amerikanë janë lënduar në sulm.

Shpërthimi, i cili sipas NATO-s është shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar, ka dëmtuar dy makina të blinduara, që bartnin ushtarë të huaj.

Këto makina janë të dizajnuara që t’i bëjnë ballë shpërthimeve të mëdha dhe shpesh përdoren nga forcat ndërkombëtare për të lëvizur në Kabul.

Megjithatë, në deklaratën e IS-it thuhet se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer ekplozivët e vendosur në veturë, në kohën kur konvoji ushtarak ka kaluar pranë zonës në afërsi të ambasadës amerikane.

Grupet lokale që mbështesin IS-in janë forcuar në vitet e fundit dhe tash janë në luftë edhe me qeverinë që mbështetet nga SHBA-ja dhe me kryengritësit talibanë.

Sulmi i 3 majit vjen vetëm disa ditë pas kërcënimit të bërë nga talibanët se do të sulmojnë forcat e huaja në ofensivën e tyre pranverore, të cilën e kanë nisur javën e kaluar.

Ofensiva pranverore normalisht shënon “sezonën e luftimeve”, edhe pse këtë dimër, militantët talibanë kanë luftuar vazhdimisht me forcat qevetritare.

Që prej fillimit të vitit, të paktën pesë sulme të mëdha janë kryer në kryeqytetin afgan, duke vrarë dhe plagosur qindra civilë.

Shefi i Pentagonit, Jim Mattis ka paralajmëruar “për një vit tjetër të vështirë” edhe për forcat e huaja si dhe ato lokale në Afganistan. Ai këto komente i bëri muajin e kaluar, në vizitinë e tij në Afganistan.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 prill, i pati thënë një gazete gjermane se 28 shtetet e aleancës janë duke e konsideruar mundësinë për të rritur fuqinë e trupave të tyre, për shkak të “sfidave” të paraqitura në situatën e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan, ndërkaq aleatët e NATO-s kanë rreth 5,000 trupa të tjerë.

Shumica e këtyre trupave marrin pjesë në misionin e NATO-s për trajnim, asistim dhe këshillim, ndonëse disa prej tyre marrin pjesë në misionet anti-terror kundër IS-it dhe Al-Kaidës.

Konflikti afgan, është më i gjati në hisotrinë e SHBA-së. Trupat e NATO-s që udhëhiqen nga SHBA-ja, kanë qenë në luftë në këtë vend që prej vitit 2001, duke rrëzuar nga pushteti regjimin afgan pasi Osama bin Laden refuzoi të dorëzohej, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
18 vjeçarja krijon reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit

18 vjeçarja krijon reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit

Deklarata e Hilary Clinton/ Do të isha presidente nëse FBI nuk do publikonte letrën

Deklarata e Hilary Clinton/ Do të isha presidente nëse FBI nuk do publikonte letrën

BE ultimatum Ivanovit: Hapi rrugë qeverisë së re, do kesh pasoja

BE ultimatum Ivanovit: Hapi rrugë qeverisë së re, do kesh pasoja
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}