-U tha në Opinion

Sulmi kibernetik, eksperti: Hakerat kanë qenë në sistemet shqiptare që në vitin 2021



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 12/09/22 |
Opi Nion

Eksperti i IT, Gentian Progni ka folur për sulmin kibernetik në sistem digjitale të shtetit shqiptare dhe së fundmi në sistemin TIMS.

Në emisionin “Opinion”, Progni tha se hakerat kanë qenë të pranishëm në sistemet digjitale në vendin tonë që në muajin maj të vitit 2021, por vendosën të shfaqen në korrik të vitit 2022 kur ndodhi dhe sulmi i parë kibernetik.

“Raporti i Microsoft tregon shumë për fat të keq, por ka dhe një problem se është një raport horizontal dhe jo vertikal. Që do të thotë tregon se si ka ndodhur në servera, pro jo vertikal se sa thell ka shkaur. Në maj të 2021 është  bërë penetrimi dhe deri në korrik të 2022 që vet hakerat vendosën që të publikohen dhe ne nuk kemi ditur gjë. Ata kanë qenë në sistem për 14 muaj.Më tremb shumë që ata kanë patuar akses në TIMS dhe mënyra se si e kanë gjetur këtë akses është shumë e habitur. Është sistemi i mbyll që është e vështirë të penetrosh nga jashtë”.-Progni./Opinion.al

Pas