Aktualitet

Sulmi kibernetik, AKSHI: Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 04/08/22 |
Opi Nion

Pas gati tre javësh nga sulmi kibernetik, AKSHI deklaron se janë rikthyer në normalitet shërbimet online. Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

  • aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës
  • deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme
  • ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike
  • kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social
  • lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

  • Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare;
  • e-Inspektimi;
  • Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzore të administratës;
  • Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

Pas