Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet në Ukrainë, “Rithemelimi”:Qëndrimi i dyfishtë i Ramës, kritik për sigurinë

2022/02/26 at 1:29 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet në Ukrainë, “Rithemelimi”:Qëndrimi i dyfishtë i Ramës, kritik për sigurinë

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar lidhur me sulet e Rusisë në Ukrainë.

Në një njoftim për mediat, ky komision dënon sulmet ruse duke thënë se presidenti rus, Vladimiri Putin kërcënon duke e shtrirë konfliktin në të gjithë Evropën.

Komisioni i Rithemelimit thotë se demokratët mbështesin qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën.

Por edhe pse bëhet fjalë një konflikt që ka tronditur jo vetëm Evropën, por gjithë botën, Komisioni i Rithemelimit ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Partia Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë. Partia Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.”

Deklarata

Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike mbi agresionin rus ndaj Ukrainës!

Paqja në Europë është zëvëndësuar me luftën kundër lirisë dhe demokracisë!

Diplomacia dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar sulmin barbar.

Prej tre ditësh Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Agresioni i Rusisë urdhëruar nga diktatori gjakatar Putin ndaj 40 milion banorëve të Ukrainës, vendit të dytë më të madh si sipërfaqe në Europë është luftë në zemër të kontinentit tonë, me një potencial të lartë shndërrimi në një konflikt të gjerë europian dhe botëror.

Ky është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë.

Partia Demokratike dhe Ne, demokratët shqiptarë, qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin e Ukrainës dhe qëndresën e tij heroike.

Partia Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën.

Ajo dënon me forcën më të madhe agresionin barbar të Rusisë kundër Ukrainës sovrane, të lirë e demokratike dhe shpreh bindjen se Rusia meriton çdo ndëshkim nga vendet e lira për aktin e saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë.

Partia Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.

Ju sugjerojmë

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh
Kryesore

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh

30 Dhjetor, 2025 11:42 am
Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

30 Dhjetor, 2025 10:59 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

30 Dhjetor, 2025 8:44 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

30 Dhjetor, 2025 8:03 am
“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Para
Sulmet ruse, Kievi në shtetrrethim nga ora 17:00 – 08:00

Sulmet ruse, Kievi në shtetrrethim nga ora 17:00 – 08:00

Harta/ Ja cilat zona në Ukrainë kontrollon ushtria ruse

Harta/ Ja cilat zona në Ukrainë kontrollon ushtria ruse

Estonia e bllokon në qiell, ndalon avionët e Rusisë nga hapësira ajrore

Estonia e bllokon në qiell, ndalon avionët e Rusisë nga hapësira ajrore

TE FUNDIT

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e shikon SPAK-un si opozitë të Qeverisë. Duke folur në konferencën e fundvitit...

Lexo më shumë

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku. Sa i takon...

Lexo më shumë

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundivitit përbalkë gazetarëve, teksa bëri bilancin për vitin 2025. Rama u shpreh se rritja...

Lexo më shumë

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
30 Dhjetor, 2025

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com