Bota

Sulme me raketa në Odesa, goditen depozitat e karburantit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 03/04/22 |
Opi Nion

Shpërthime të forta u raportuan pak pas orës 6 me orën lokale në Odessa. Këtë e raportojnë banorët e qytetit ukrainas në rrjetet sociale. Shpërthimet ndodhën pranë qendrës, në veri. Këto janë ndoshta raketa të lëshuara në qytet.

Disa re tymi u ngritën mbi qytet, ku sirenat e sulmit ajror u dëgjuan për një kohë të gjatë. Banorët raportojnë gjithashtu një vezullim zjarri të dukshëm nga larg. Pati të paktën një duzinë shpërthimesh. Sipas gazetës online ‘Odessa Life’ është goditur “një infrastrukturë kritike”, ndërsa në rrjetet sociale flitet për një sulm në depo të ndryshme karburanti./Opinion.al

Pas