Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë/ Vdes e moshura, mes të plagosurve edhe 2 të mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 03/04/22 |
Opi Nion

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamzë, ndërsa tre persona janë plagosur, mes tyre 2 të mitur. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, kur drejtuesi i mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Pas