Bota

Sulm barbar në kishë, banditët djegin priftin nigerian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 15/01/23 |
Opi Nion

Në Nigeri, një grup banditësh sulmuan rezidencën e famullisë së kishës katolike të Shën Pjetrit dhe Palit, në Kafin-Koro, në rajonin Paikoro, duke vrarë At Isaac Achi dhe duke plagosur Atin Collins në shpinë ndërsa ai u përpoq të largohej. Me të mbërritur forcat e sigurisë, sulmuesit u larguan nga shtëpia duke i vënë flakën dhe duke shkaktuar kështu vdekjen e At Achi.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit e Selisë së Shenjtë të Vatican News. “Sulm mjeran dhe çnjerëzor”, deklaron ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i cili shton: “Shpresoj që institucionet të nxjerrin sa më shpejt para drejtësisë përgjegjësit, të adresojnë shkaqet kryesore të këtij akti kriminal dhe të forcojnë masat për mbrojtjen e të krishterëve nigerianë”./Opinion.al

Pas