Aktualitet

Suedia do aplikojë për në NATO, ambasadorja takon Ramën dhe i kërkon mbështetje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 16/05/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe e ka informuar atë për vendimin e qeverisë së vendit të saj për të aplikuar si anëtarë e NATO-së.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada suedeze ka publikuar një foto nga momenti i takimit me kryeministrin, ku bën me dije se gjatë takimit ambasadorja Hastad ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë, si anëtare me të drejtë ta plota.

Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës”,-thuhet në postimin e ambasadës./Opinion.al

Pas