Aktualitet

Mblidhet Kuvendi/Asnjë kandidat për president, dështon raundi i parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 16/05/22 |
Opi Nion

Pak minuta më parë u mblodh për procedurë Kuvendi i Shqipërisë, pasi duhet të kryhej raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Duke qenë sa as opozita e as mazhoranca nuk kishin depozituar asnjë emër, ky raund quhet i dështuar dhe për këtë arsye Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet në pak minuta.

Deputetja Klotilda Bushka, në relacionin e saj para deputetëve tha se në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë brenda afateve ligjore, çka bën që raundi i parë të kalojë pa asnjë emër dhe pa votim.

Ditën e nesërme pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj./Opinion.al

Pas