Kryesore

Raundi i parë pa kandidat për President, Alibeaj: Fatkeqësi, presim mazhorancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:35 - 16/05/22 |
Opi Nion

Ka dështuar raundi i parë për të zgjedhur presidentin e ri. Enkelejd Alibeaj është shprehur se opozita tashmë e ka bërë detyrën e saj, duke fajësuar mazhorancën.

Në fjalën e tij Alibeaj tha se duhet të jetë një proces transparencë dhe jo një proces fals, ndërsa shtoi se nuk ka ende një emër për kandidatin.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Do uleni në negociata?

Ne presim përgjigje. Një nga kërkesat që e kam thënë është të mos prisni nga unë që të ketë një proces të dhomave të errëta sepse janë pazare. Fatkeqësisht që raundi i parë mbaron në 5 min e 27 sekonda dhe kuptohet fare mirë se çfarë që qëndron pas kësaj. Unë e kam thënë që të marrim pjesë në proces. Kjo mazhoranc nuk e ka legjitimitetin për zgjedhjen  e presidentit. Qëndrimi ynë është i qartë, kemi bërë një deklaratë të çuar edhe mazhorancë, pra nëse do duhet të zgjedhe presidentit e të gjithë shqiptarëve duhet proces konsensual dhe që të jetë i besueshëm ka sens që procesi të zgjidhet në tre raundet e para.

Në raundin e dytë do të dërgoni emër?

“Kemi qenë në pritje të qëndrimit të mazhorancës , ku të zgjidhet në tre raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të mazhorancë. Pra propozimi duhet të jetë i opozitës. Nuk do të duhet që presidenti të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë sepse zgjidhet me 71 vota që i kanë vjedhur. Ky proces i propozuar nga ne është i hapur për diskutime.”

 

Pas