Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Subvencionet do bëhen realitet”,Basha në zetor me fermerin:1000% e sigurt

2021/04/09 at 11:08 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Subvencionet do bëhen realitet”,Basha në zetor me fermerin:1000% e sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një fermer në Divjakë gjatë një vizite në kuadër të fushatës elektorale.


Nga pamjet duket se Basha ka bashkëbiseduar me fermerin në zetor, duke e shoqëruar këtë të fundit në tokat bujqësore.

Gjatë fjalës së tij Basha ka premtuar se do të jap subvencione për të gjithë fermerët, duke e krahasuar Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë.

 “Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës por nuk është çështje që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne? Po e the ti ku shkojnë paratë? Kjo është. Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë. Atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju.

Do mbështetje si në çdo vend tjetër të botës do të keni mbështetje. Subvencionet një, këto rrugët që këtu që mezi i kalon edhe këto do të jenë pjesë, do të keni 150 milion Euro në vit për infrastrukturën bujqësore. Që ne do t’i bëjmë subvencionet realitet kjo është 1000% e sigurt.

Do të shkojnë paratë tek bujqësia, do të shkojnë aty ku jeton gjysma e popullsisë. Pra Kosova e bën do ta bëjmë dhe ne realitet. Dhënia e subvencioneve, ndërtimi i infrastrukturës bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë, drejtë për së drejti juve ju fusin në treg. Dhe çfarë do bëjë? Ngaqë futesh në borxh, se më the e shet nën kosto lakrën, ti do kesh fitim. Kur ke fitim ti dhe familja jote ka fitim dhe konsumatori në qytet. Kur ka fitim dhe konsumatori në qytet, fiton edhe shteti. Pra, ne sot jemi në një cikël dështimesh.

Dështon ai t’ju ndihmojë ju sepse ndihmon vetëm veten e tij, dështoni ju të shisni prodhimet sepse nuk i nxirrni dot në treg, dështon familja shqiptare të sigurojë ushqim cilësor me çmim të përballueshëm.

Me 25 prill ndryshimi do të jetë pikërisht kjo. Do fusim një cikël pozitiviteti. Do fitosh ti, subvencionet e tua, subvencionet që do marrësh nga shteti do të mundësojnë që produktet e tua të shiten dhe ti të dalësh me fitim, do fitojë konsumatori shqiptar sepse ti me ato subvencione do e nxjerrësh me çmim më të ulët dhe në momentin që fitojnë edhe fermerët edhe konsumatorët, ka fituar dhe shteti. Ky është ndryshimi i dashur. Prandaj, të ftoj me 25 prill, të gjithë masivisht për ndryshimin që është për ju”, tha Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashadivjakefermer


Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
Bota

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

8 Korrik, 2026 8:11 am
Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Bota

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

8 Korrik, 2026 8:04 am
Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
Bota

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

8 Korrik, 2026 8:02 am
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 Korrik, 2026 7:51 am
Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
Para
Situata në Rinas/ Ikin një pjesë e kontrollorëve turq e grekë

Situata në Rinas/ Ikin një pjesë e kontrollorëve turq e grekë

“Ky është grusht shteti”, Balluku për grevën në Rinas: Organizim politik

Balluku: Albcontrol në normalitet të plotë, drejtësia të zbardh ngjarjen

I moshuari uron ‘padashje’ Ramën me sloganin e PD: Me ty Shqipëria fiton

I moshuari uron ‘padashje’ Ramën me sloganin e PD: Me ty Shqipëria fiton
















TE FUNDIT

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
8 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë, duke mbrojtur...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
8 Korrik, 2026

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
8 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
8 Korrik, 2026

Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}