Aktualitet

Stuhia në Fier shkatërron serat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 03/05/16 |
b.f

Një stuhi disa minutëshe pasditen e së hënës në fushat e Fierit, ka shkatërruar pothuajse tërësisht 190 hektarë serra me të mbjella.

Mbulesat dhe konstruksionet e serrave janë dëmtuar rëndë, duke shkatërruar çdo shpresë të fermerëve se mund të merrnin prodhim në këtë sezon, tani atyre ju duhet të shpenzojnë për të riparuar dëmet.

Serrat e dëmtuara ndodhen në fshatin Suk të Fierit. Në këtë zonë, shumë familje jetojnë vetëm falë bujqësisë dhe përdorimi i serrave bëhet për të kapur sa më shpejt sezonin dhe tregun.

E gjithë zona ka një numër të madh serrash, por stuhia shkaktoi aq shumë dëme, sa fermerët e kanë përcjellë me dhimbje shumë të madhe atë që ndodhi.

Një ditë pas stuhisë, zona është inspektuar nga drejtuesit lokalë të Bujqësise së Fierit./Tch

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas