Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studiuesja hungareze: Ismail Qemali ishte Mason. Ja reagimi i pinjollit të familjes Qemali

2016/08/20 at 6:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studiuesja hungareze: Ismail Qemali ishte Mason. Ja reagimi i pinjollit të familjes Qemali

Një prej kumtesave të mbajtura në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka qenë ajo e studiueses hungareze Zsófia Turóczy, e cila është marrë me teorinë që Ismail Qemali ka qenë mason.


“Në prezantimin tim dua të merrem me shqiptarët, të cilët janë paraqitur në historiografinë përgjithësisht si masonë: Ibrahim Temo dhe Ismail Qemali. Unë dua ta shpjegoj e diskutoj gjendjen e hulumtimeve mbi këtë çështje, sepse kërkimi aktual i ka ende informacionet kundërthënëse për këtë lëndë dhe dua këtë ta plotësoj me kërkimet e mia. Unë përpiqem tu përgjigjem këtyre çështjeve: Çfarë argumentesh janë pro dhe kundra, që ata ishin masonë? A ishin rrjetet e masonëve me rëndësi për aktivitetet e tyre në kontekstin historik dhe në identitetin e tyre kombëtar e kulturor? Çfarë roli mund të ketë luajtur masonëria në Rilindjen Kombëtare?”, citohet të ketë thënë studiuesja, sipas faqes së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në kumtesën e titulluar “Masonët shqiptarë në Perandorinë Osmane?”, ajo ka thënë se objekti i disertacionit të saj është rrjeta e masonëve në Evropën Juglindore në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. “Masonëria ishte (dhe është deri tani) një lëvizje shoqërore dhe politike me rite mistike, që lindi në Evropë në shekullin XVIII midis aristokracisë dhe borgjezisë. Nga njëra anë masonëria ndiqte idetë utopike: Ajo deshi ta përmirësonte botën dhe të krijonte një vëllazëri universale mbi baza të Revolucionit Francez ‘Liri, Barazi, Vëllazëri’, nga tjera anë masonëria u përpoq të ushtronte ndikim mbi proceset shoqërore, politike dhe kulturore në shërbim të organizatës së masonërisë ose e para të shtetit ose të kombit të vet”, ka thënë Zsófia Turóczy.

Konkretisht, studiuesja në kumtesën e saj është marrë me dy figura të Rilindjes Kombëtare: Ismail Qemali dhe Ibrahim Temo. “Çështja qendrore e studimit tim është: A ishte masonëria një bashkësi utopike ose arenë për luftërat për pushtet? Vëmendja kryesore përqendrohet mbi Mbretërinë e Hungarisë dhe Perandorinë Otomane. Masonëria në Perandorinë Otomane është përhapur qysh në shekullin XIX dhe besohet të kishte masonë ndër shqiptarë veçanërisht nga personat më të veçantë të Rilindjes Kombëtare dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, por edhe në shërbim të Perandorisë Otomane dhe midis Xhonturqit, ngaqë idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës”, ka deklaruar Zsófia Turóczy.

Deklaratat janë bërë në Prishtinë të martën nga studiuesja hungareze Zsofia Turoczy në edicionin XXXV të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës. “Si myslimani i parë që ndiqte gjimnazin e njohur grek ‘Zozimea’, fliste shumë gjuhë, ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe dhe bëri karrierë të madhe si diplomat osman. Prandaj u shkëput prej Portës së Lartë dhe prej idesë osmane dhe bëri luftën për një shtet shqiptar të pavarur. Ky nuk është një burim i sigurt, por sipas Lozhës së madhe të Shqipërisë ai ishte mason”, ka thënë Turoczy.

Ajo ka thënë se sipas librit të Necip Alpanit, kryeministri shqiptar bashkë me admiralin amerikan Lang dhe ambasadorin britanik Charles Gordon ishin masonë.

REAGIMET

“GSH” ka kontaktuar dje prof.Nevila Nikën, ish­drejtore e Arkivit Qendror të Shtetit për ta pyetur për çështjen. Nika ka mohuar të ketë hasur ndonjëherë një teori të tillë. “Nuk e kam hasur asnjëherë këtë hipotezë. As në dokumente, as në letra, as në libra, ku kam lexuar kritika të ndryshme nga kundërshtaret e Ismail Qemalit, por në asnjë prej tyre, nuk është përmendur ndonjëherë Ismail Qemali si mason. Unë kam hasur për shembull që Terenc Toçi përmendej si pjesë e Grand Lozhës së Orientit, por jo për Ismail Qemalin”.

Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe studiuesi Niko Kotherja. Ai tha dje se nuk e ka hasur asnjëherë të shkruar një hipotezë të tillë. Më tej “GSH” ka kontaktuar pinjollin e familjes së Ismail Qemalit, Darling Vlorën.

Në një prononcim për “GSH” ai tha se nuk ka dijeni për një teori të tillë. “Janë thjesht mendime të pabazuara. Në ‘kujtimet’ e tij Ismail beu nuk thotë asnjëherë që mund të ketë qenë mason. Ai ka pasur mjaft miq, personalitete të njohur të kohës, burra shteti mjaft përparimtarë, që kanë qenë masonë, por për vetë atë nuk ka asnjë dëshmi që ta vërtetojë.

Në ‘kujtimet e tij Ismail beu nuk e përmend asnjëherë që mund të ketë qenë mason’, tha dje Darling Vlora, stërnipi i Ismail Qemalit. Vetëm Auron Tare i kontaktuar nga “GSH”, tha se e ka hasur një teori të tillë në dokumentet angleze, ku ai përmendej si pjesë e Lozhës së Orientit./Balkanweb

Etiketa: ismail qemalimasonpinjolli


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Krimi horror në Palasë/ E ëma e 12 vjeçarit tentoi dy herë vetëvrasjen

Krimi horror në Palasë/ E ëma e 12 vjeçarit tentoi dy herë vetëvrasjen

Shifrat e frikshme/ 1 në 4 gra aborton

"Drejtoresha e Tatimeve", pret një fëmijë dhe planifikon dasmën

Babai që përdhunoi vajzën, banorët: Ngacmonte edhe femrat e fshatit

Babai që përdhunoi vajzën, banorët: Ngacmonte edhe femrat e fshatit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}