Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studiuesit në SHBA: Si COVID-19 manipulon sistemin imunitar

2021/07/11 at 4:31 PM
në -Shëndeti, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studiuesit në SHBA: Si COVID-19 manipulon sistemin imunitar

Që nga viti 2019 kur filloi pandemia e koronavirusit, kemi mësuar më shumë rreth virusit, se kush rrezikohet më shumë, se si duhen trajtuar pacientët e COVID-it dhe se si funksionon virusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, studiuesit po mësojnë gjithashtu se si virusi manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij mbrojtëse.

Kur një virus depërton në trupin e njeriut, sistemi imunitar fillon menjëherë ta sulmojë. Por COVID-19 duket se ka aftësinë t’i shmanget sistemit tonë imunitar.

Michaela Gack drejton qendrën kërkimore në Klinikën Cleveland në Florida. Ajo e krahason sistemin imunitar me sistemin e alarmit të shtëpisë që arrin ta çaktivizojë grabitësi.

“Në thelb, në këtë rast virusi COVID-19, çaktivizon sistemin e alarmit në shtëpi dhe kështu mund të replikohet lirisht në trupin e njeriut dhe të përhapet”, thotë ajo.

Zonja Gack thotë se kjo ndodh pothuajse menjëherë pas infektimit.
“Një tjetër tipar kryesor i këtij virusi është se ai mund t’i shpëtojë reagimit imunitar të njeriut… Kjo transmetueshmëri e lartë e virusit, e kombinuar me aftësinë që të shmangë reagimin e antitrupave, e bën situatën me të vërtetë alarmante”, thotë zonja Gack.

Ajo që e bën virusin edhe më shqetësues është varianti i tij më ngjitës dhe më serioz Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Delta është bërë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.

Në laborator, ekipi i zonjës Gack po studion teknikën e evazionit të COVID-19, për të cilën ajo thotë se duket se është unike. Ajo thotë se teknika ofron të dhëna për të prodhuar ilaçet që do ta luftojnë virusin.

“Ndërhyrja tek kjo enzimë e virusit, vërtet që nga njëra anë do të bllokonte drejtpërdrejt virusin, por gjithashtu do të rikthente ose edhe do të forconte sistemin tonë imunitar, kështu që do të kishte këtë funksion të dyfishtë, i cili besoj se mund të jetë shumë i dobishëm për terapinë”, thotë ajo.

Zonja Gack dhe ekipi i saj po bashkëpunojnë me studiues të tjerë në disa laboratorë. Nëse kanë sukses, ata mund të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët me COVID-19 si dhe të infektuarit me lloje të tjera koronavirusësh. Madje ata mund të zbulojnë trajtime të reja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera që shkaktohen nga një virus, siç janë disa lloje të kancerit./VOA/

Etiketa: covidstudimvoa

Ju sugjerojmë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Para
Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri, 5 raste nga 3039 testime të kryera

Klement Balili ”fiton” betejën me drejtësinë,lë burgun e sigurisë së lartë

Klement Balili ”fiton" betejën me drejtësinë,lë burgun e sigurisë së lartë

1 465 raste të reja me koronavirus në Greqi, vetëm 5 viktima

1 465 raste të reja me koronavirus në Greqi, vetëm 5 viktima

TE FUNDIT

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
5 Qershor, 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Dy nga pikat...

Lexo më shumë

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
5 Qershor, 2025

Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave...

Lexo më shumë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
5 Qershor, 2025

Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com