Bota

Studimi spanjoll: Imunizimi i tufës i pamundur, do shkaktojë shumë vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 06/07/20 |
Opi Nion

Një studim me shkallë të gjerë i kryer në Spanjë ka treguar se vetëm 5% e popullatës kanë krijuar antitrupa ndaj korornavirusit, një e dhënë që tregon se arritja e imunitetit të tufës është e pamundur, raportoi të hënën revista mjekësore “Lancet”.

Studimi tregon se 95% e popullatës spanjolle mbetet e ekspozuar ndaj virusit. Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës është infektuar apo vaksinuar duke ndalur kështu qarkullimin e tij.

Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve tha për CNN se studimi në Spanjë mori më shumë se 61,000 pjesëmarrës dhe rezulton të jetë më i madhi mes një duzine studimesh të kryera në vendet e Europës për studimet serologjike.

“Në dritën e këtij studimi çdo përpjekje e propozuar për të arritur imunitetin e tufës përmes infektimit natyror, jo vetëm që nuk është etike, por nuk është as e arritshme” tha komentuesja e “Lancet” Isabella Eckerle, drejtuese e Qendrës së Gjenevës për Sëmundjet Virale.

Nga ana tjetër, mjekët janë të pasigurt nëse prania e antitrupave të koronavirusit do të thotë që dikush mumd të mos infektohet sërish. Është e paqartë se sa gjatë dhe në ç’mënyrë antitrupat i mbrojnë njerëzit nga virusi.

Ky studim në Spanjë nisi në muajin Prill, kur vendi ishte nën masa të rrepta shtrënguese dhe është drejtuar nga kërkimet qeveritare dhe agjencitë epidemiologjike.

“Shifrat e ulëta të seroprevalencës të vërejtura në studimin në Spanjë duhet të shërbejnë si referencë për vendet e tjera. Aktualisht imunizimi i tufës është i vështirë të arrihet pa pranuar një dëm me shumë vdekje në popullatën e ekspozuar dhe mbingarkesën e sistemit shëndetësor”, raporton studimi.

Drejtuesja e këtij studimi Marina Pollán, e cila është drejtore e Qendrës Kombëtare për Epidemiologjinë tha për CNN: “Disa ekspertë kanë menduar se me rreth 60% të infektimeve mund të arrinim imuntein e tufës. Por ne jemi shumë larg për të arritur tek ky numër”.

Spanja ka qenë një nga vendet europiane më të prekura nga COVID me më shumë se 28,000 vdekje dhe 250,000 raste. /Opinion.al

Pas