Aktualitet

COVID-19/ Shefja e Shërbimit Infektiv: Sëmundja më e tmerrshme që kam parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 06/07/20 |
Opi Nion

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo shprehet se koronavirusi është sëmundja më e tmerrshme që është përballur gjatë punës së saj.

Gjatë një interviste televizive, Çomo ka treguar se çfarë ndodh brenda mureve ku trajtohen të infektuarit me COVID-19 .

Shefja e Infektivit tregoi edhe momentet e vështira kur i është dashur të informojë të afërmit e pacientëve që kanë ndërruar jetë.

Ajo thotë se ka përcjellë tek të afërmit dhe amanetin e fundit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur. Më ka ndodhur të përcjell amanetin e fundit në disa raste. Kjo është një nga gjërat më të vështira. Të flasësh në telefon me një të panjohur dhe t’i tregosh se një i afërm ka humbur jetën, është shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me infermierët dhe kolegët”, tha Çomo./ Opinion.al

Pas