Bota

Studimi gjerman: Koronavirusi mund të futet në tru përmes hundës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 01/12/20 |
Opi Nion

Koronavirusi mund të futet në tru përmes qelizave nervore të hundës, zbuluan studiuesit gjermanë të hënën.

Rezultatet e autopsisë të kryer në 33 persona që humbën jetën si pasojë e COVID-19 treguan prani të virusit në tru dhe në nazofaring, pjesa e sipërme e fytit ku lidhet me zgavrën e hundës.

CCN shkruan se gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit, veçanërisht humbjen e nuhatjes, simptomë që shfaqet tek pacientët e infektuar raportuan studiuesit në revistën Nature Neuroscience.

Frank Heppner nga Institutit i Shëndetit në Berlin tha se gjithashtu, këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera

Si është realizuar studimi?

Studiuesit morën mostra nga pacientët dhe përdorën imazherinë për të parë ARN nga virusi. Ata konstatuan se virusi kalon përgjatë nervave nga qelizat që mbështjellin fytin dhe sinuset në tru.

“Nivele më të ulëta të ARN-së virale u gjetën në kornea, konjuktiva (sytë) dhe mukozën orale, duke theksuar rrugët orale dhe oftalmike si vende shtesë të mundshme të hyrjes në sistemin nervor qendror të SARS-CoV-2”, thanë ata.

Ky nuk është një zbulim tërësisht i ri, pasi studiuesit kanë dyshuar më herët se koronavirusi futet në sistemin nervor qendror në këtë lloj mënyre si edhe viruse të tjerë, përfshirë gripin. Studimi gjerman është unik për faktin që u përdor imazheria për të kapur virusin në veprim, shkruan CCN. /Opinion.al

Pas