Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Strumbullari numër 1 për inceneratorin e Tiranës”, Berisha: Veliaj tentoi të fajësojë Ramën

2023/12/15 at 1:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Strumbullari numër 1 për inceneratorin e Tiranës”, Berisha: Veliaj tentoi të fajësojë Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në vazhdën e denoncimeve në lidhje me inceneratorin e Tiranës, tha se kryebashkiaku i Tiranës gjatë një interviste televizive tentoi të fajësonte Edi Ramën për aferën e inceneratorëve.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se dokumentet tregojnë kush qëndron pas aferës.

Ai thekson se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.

”Pavarësisht se grupi i strukturuar kriminal në SKAPin e partisë, e ka amnistuar Erion Veliajn, ky i fundit pranoi mbrëmë plotësisht fajësinë e tij, por në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, ky mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën. Erion Veliaj, i cili guxoi të fliste për ndërgjegjen në një kohë kur fytyra i ishte bërë sterrë. Dhe thoshte ndërgjegjja e pastër, se si mund të shkojë ndërgjegjja e pastër me fytyrën sterrë, atë e din ai. Po t’i bësh ‘face reading’, ai del tre herë fajtor. Pra, ndërgjegjen e kam të pastër dhe u tha qytetarëve se ata dy drejtorë që janë të burgosur, janë dy inxhinierë që kanë pasur si detyrë të thonë sa plehra prodhon bashkia.

Erion Veliaj, tezën e myshteriut, apo të klientit, e ka fabrikuar së bashku me ish-oficerin e policisë sekrete shqiptare, Arben Krajën, kohë më parë dhe unë këtu para jush kam denoncuar asokohe myshteriun Erion Veliaj.

E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.

Ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë. Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka firmosur planin e fizibilitetit, me të cilin ka deklaruar leverdisshmërinë e djegësit të Tiranës ndërkohë që kusht themelor për fizibilitet dhe leverdisshmëri është që një PPP të kryejë shërbimin me kosto më të ulët sesa sektori publik.

E kundërta ka ndodhur, Erion Veliaj ka përcaktuar një kosto dy herë më të lartë sesa ç’është kalkuluar ajo nga ekspertët e mirënjohur të KLSH.

Pra, ka përcaktuar tarifën 29 euro në një kohë kur ajo duhej të ishte 14 euro.

Erion Veliaj ka përdorur këtë plan me firmën e tij drejtuar Shkëlqim Canit, i cili për hir të së vërtetës, e ka kthyer si të papranueshëm dokumentin dhe kërkesën e Erion Veliajt.

Erion Veliaj, ky myshteri i Edi Ramës, pas ndryshimit të ministrit të Financave, ka përsëritur të njëjtën kërkesë te Arben Ahmetaj, me firmë, me shkresë, me vulë dhe ka marrë përgjigje nga Arben Ahmetaj se kjo nuk mund të pranohet.

Ai ka insistuar disa herë te ministri i Financave, i cili ka qenë refuzues ndaj kërkesës së tij.

Erion Veliaj ka caktuar Tushen dhe Simixhiun në komisionin e PPP-së. Institucion me dy përfaqësues. Ata i ka porositur të insistojnë në bonusin 8 pike. Por atyre, pavarësisht se ku janë, u njoh një meritë.

Merita e tyre e padiskutueshme është se në procesverbalet e mbledhjeve, kanë deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar me shkrim Erion Veliaj.

Ata kanë deklaruar se djegia e plehrave me këtë kosto nuk mund të përballohet nga Bashkia e Tiranës dhe kërkon financime nga qeveria.

Në qoftë se Erion Veliaj merrte parasysh këshillën e këtyre inxhinierëve që ishin vetëm për sasinë e plehut, djegësi i Tiranës, ose ai të paktën, nuk firmoste garancinë që i çoi Lefter Kokës për financimin me 91 milionë nga bashkia, në një kohë kohë kur ishte totalisht e pamundur sipas inxhinierëve të tij, Tusha dhe Simixhiu.

Sabotimi ka vetëm një shkak, vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe i paguante Bashkia dhe po kaq të dherave që detyronin biznesit të depozitonin dherat kundrejt tarifave skandaloze. Erion Veliaj saboti monitorimin e projektit, sepse duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e paguara nga qytetarët e Tiranës dhe bizneset t’i ndante me Edi Ramën. A mundet të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim që ua ka kërkuar Erion Veliaj dhe kanë deklaruar në komision se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot këtë vepër”, tha Berisha.

Etiketa: erion veliajsali berisha

Ju sugjerojmë

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Para
“Protestojmë për të mbrojtur Shqipërinë”, Berisha: PD ka hyrë në stinën e protestave

“Protestojmë për të mbrojtur Shqipërinë”, Berisha: PD ka hyrë në stinën e protestave

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Sokol Mjaçaj izolohet në regjimin 41 bis

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Sokol Mjaçaj izolohet në regjimin 41 bis

Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë në Hagë

Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë në Hagë

TE FUNDIT

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
13 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com