Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strakosha më i miri i sezonit, i dhjeti në Europë

2017/12/30 at 12:49 PM
në Kryesore, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Strakosha më i miri i sezonit, i dhjeti në Europë

Nëse Lacio duke luftuar për zonën Champions në kampionat, ka fituar grupin e Ligës së Europës duke u kualifikuar si e para, ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ka fituar Superkupën e Italisë, nuk është meritë e lojtarëve të kalibrit Milinkoviç- Saviç, Luis Alberto apo Çiro Imobile, por edhe e atij që mbulon rolin më të vështirë në një skuadër futbolli dhe që është rritur në ekipine të rinjve të Simone Inzagit.


Pati një aventurë të shkurtër në Serinë B me Salernitanën dhe në fund arriti të bënte realitet  ëndrrën e tij për të debutuar në Serinë A. Për më tepër ka marrë rolin e portierit titullar te Lacio dhe nuk e lëshon më.

Po flasim për Thomas Strakoshën, 22- vjeçarin shqiptar. Djaloshi i talentuar, i cili po shkëlqen dhe është një siguri për lacialët. Pritjet e tij kanë qenë vendimtare dhe kontribut i madh për arritjen e rezultateve të ekipit bardhekaltër. Kujtojmë këtu pritjen e penalltisë të Dibalës apo ndërhyrjen vendimtare kundër Kiezës që i dha Lacios kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës.

 

MË MIRË SE DONARUMA

Nuk merr 6 milionë euro në vit, por Thomas Strakosha është i pari në renditjen e portierëve të rinj më të mirë të sezonit. Pritjet e tij (67) i japin vendin e parë, ndërsa Dunaruma gjendet i pesti në klasifikimin e përgjithshëm me 45 pritje. Në podium janë Alban Lafont, portieri i Tuluzës me 62 pritje dhe Kamara i Salsburgut me 49. Thomas është portieri i ri më i mirë në Europë duke marrë në analizë kampionatet më të mëdha të kontinentit. Një kënaqësi e madhe për portierin, por mbi të gjitha edhe për Lacion që po rrit një kampion të këtij lloji.

I DHJETI NË EUROPË

Por si pozicionohet Strakosha në klasifikimin e të gjithë portierëve në Europë? Mesatarisht bën më shumë pritje se David De Gea i Mançesterit apo sesa Ter Shtegeni i Barcelonës, apo Burki i Dortmundit. Kjo do të thotë se pritjet e portierit shqiptar janë superiore në krahasim me shumë portierë të tjerë europianë dhe për momentin gjendet në vendin e 10-të me një mesatare 3.9 pritje për ndeshje. Në Serina A ka luajtur 17 ndeshje dhe 1530 minuta.

SI ORGANIZATOR

Mes portierëve të rinj, Strakosha është përpara Donarumës edhe për mesataren e pasimeve për ndeshje: 28.4 kundër 26.9 të milanistit. Po në krahasim me të mëdhenjtë? Gjendet përpara portierit të Romës, Alison (27.6), Kurtua (27.2), De Gea (26.7), Reina (26.5). Edhe pse mbi shpatulla nuk ka shumë vite, topi qarkullon shpesh në zonën e tij dhe bën që shqiptari të jetë në qendër të lojës së Lacios.

PASIMET E GJATA

Është i saktë me pasimet e shkurtra, por nuk gabon as kur topin e godet me forcë dhe kërkon të gjejë shokët e skuadrës në gjysmëfushën kundërshtare. Një fakt interesat: Thomas Strakosha kryen më shumë pasime të gjata të sakta sesa De Gea, portieri i Mançesterit që konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Statistikat e thonë qartazi: 8.5 për shqiptarin dhe 8 për spanjollin. Pa llogaritur pastaj të tjerët si Alison (7.7 pasime të gjata për ndeshje) apo Donarumën 6.1. Talenti shqiptar në këtë klasifikim është edhe përpara Ter Shtegenit apo Çehut. Përveç pritjeve, Strakosha është i saktë edhe me këmbë. Pasimet e tij mbërrijnë shpesh në kokën e Milinkoviç-Saviçit.

FORMACIONI I SEZONIT

Nuk mund të mungonte vlerësimi as brenda kampionatit italian për Thomas Strakoshën. Sipas “Whoscorded.com”, ai është portieri më i mirë në Serinë A për gjysmën e parë të sezonit. Portieri i Kombëtares shqiptare ka arritur të thyejë konkurrentët duke marrë mesataren më të lartë të notave deri tani, 7. Ndërkohë Lacio në këtë formacion përfaqësohet nga 3 lojtarë si surpriza e këtij sezoni. Meritat u njihen shpeshherë sulmuesve, por portieri i Inzagit duhet vlerësuar që në vitin 2017 ka dhënë më të mirën, madje duke debutuar edhe me Kombëtaren shqiptare. Ai është në gjurmët e të atit. / Panorama

 

Etiketa: Donarumaseria aThomas Strakosha


Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Para
Shqiptarët çmendin shërbimet e burgjeve britanike, me celularë në qeli postojnë fotot nga burgu

Shqiptarët çmendin shërbimet e burgjeve britanike, me celularë në qeli postojnë fotot nga burgu

Fotolajm/ Meta vë përparësen e gatimit dhe ndan gjelin e detit 

Fotolajm/ Meta vë përparësen e gatimit dhe ndan gjelin e detit 

Video- Grabitja e bankës/ Vetëm 3 minuta për të vjedhur 23 mijë euro

Detajet/ Paratë e vjedhura në bankën e Laçit ishin të Drejtorisë së Transportit Rrugor
















TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com