Kryesore

Spiropali: Ne jemi opozitë e pakënaqur me një kryeprotestues për kryeministër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 09/04/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste ka thënë ata duhet të jenë opozitë e ashpër e vetvetes.

Spiropali tha se, ata janë opozitë e pakënaqur sepse kanë një kryeprotestues për kryeministër.

Ne vetë si trup dhe familje e përbashkët, si një organizatë politike, progresise dhe moderne. Në të njëjtën kohë të jemi edhe qeverisës të përgjegjshëm edhe opozitë e ashpër me mënyrën se si qeverisim. Ne jemi opozita gjithmonë e pakënaqur ndaj vetvetes me një kryeprotestues për kryeministër, Edi Ramën. Të bindur se asnjë qeverisje tjetër në Shqipëri, përfshirë dhe tonën, nuk e meriton këtë popull energjik dhe të jashtëzakonshëm. Jemi në garë me kohën sepse çdo ditë sillemi sikur të jetë dita e parë e parë në detyrë dhe veprojmë sikur të jetë dita e fundit e mandatit sepse gara jonë është me kohën”,-ka thënë Spiropali./Opinion.al

Pas