Aktualitet

Rama: Çmim tjetër për energjinë elektrike, kush preket


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 09/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS  deklaroi ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të caktuar konsumatorëve. Bëhet fjalë për atë kategori të popullsisë që konsumon sasi të madhe energjie elektrike në raport me familjet normale, dhe është më e pasur.

“Së paku, jo se do të na zgjidhë problemin, por në funksion të asaj që kemi nevojë më shumë se asnjëherë sot, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit sepse janë më të pasur.

Nuk ka gjë më normale se sa ne të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë. Por në të njëjtën kohë, 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojnë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët. Ai 5% do duhet të marri pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët sepse kjo është një situatë e jashtëzakonshme ku përpjekje e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak por i kërkohet atyre që kanë më shumë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama./Opinion.al

Pas