Aktualitet

Video/Rama:Imagjinoni takimin mes Covid-it dhe Nard Ndokës. Si reagoi salla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 09/04/22 |
Opi Nion

Nuk kanë munguar batutat dhe ironitë e kreut të qeverisë Edi Rama teksa po fliste në Kongresin e PS.

Gjatë fjalës së tij ai u tha të pranishmëve në sallë të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

“Njerëzit vareshin tek kangjellat e Nënë Terezës, shkonin me çarçafë dhe batanije në krah. Simboli i këtij ndryshimi ka dy fjalë; Nard Ndoka, ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes Nokës dhe COVID. Të vjen dhe pak zor të krahasohesh me ta. Jam krenar sot për historinë që kjo parti, PS, si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë dhe jam krenar për shtëpitë falas të tërmetit. Falas për të gjitha familjet e prekura pa asnjë përjashtim. Vende më të pasura se ne nuk e kanë bërë”, tha Rama ndërsa salla shpërtheu në të qeshura./Opinion.al

Pas