Kronikë

Emri/Identifikohet personi i gjetur pajetë në Milot, policia jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 09/04/22 |
Opi Nion

Një person i pajetë u gjet ditën e sotme në anë të një rrugë në aksin Milot-Kryqëzim i Arbërisë. Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe ka informuar se viktima është shtetasi Zef Keci, 68 vjeç.

Paraprakisht uniformat blu bëjnë të ditur se dyshohet se 68-vjeçari të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit”,-njofton policia e Lezhës./Opinion.al

Pas