Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali: Forcën tonë s’do e përdorin ata që i vunë zjarrin shtetit

2020/12/12 at 6:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali: Protesta e mbetur studentore, karikaturë e PD, LSI dhe Berishës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në “News24”  ka folur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe protestat që pasuan si revoltë ndaj kësaj ngjarjeje.


Spiropali u shpreh  se do të bëhet drejtësi për krimin dhe se polici është pas hekurave, ndërsa akuzoi liderët e opozitës për përdorimin e minorenëve për akte kriminale.

“Nuk mund të kesh opinion tjetër në këtë ngjarje përveç humbjes së madhe të jetës një të riu. humbje e madhe, tragjike e pajustifikueshme. Ngushëllime të thella familjes, kam pasur rastin t’ia shpreh dhe nga afër familjes. Drejtësia do të bëhet, hetimi është plotë, transparent, me bashkëpunimin e plotë të policisë, SHÇBA-së dhe prokurorisë. Përgjegjësi do të ketë për këtë akt individual dhe të dënueshëm.”-tha Spiropali.

Ç’do të thotë drejtësi?

Ngjarja është dhe më e rëndë për ne sepse arma ishte e shtetit shqiptar. Kjo e rëndon rastin por kurrsesi nuk mund të përdoret si një arsye për të goditur policët, kriminalizuar policët, ata burra shqiptarë që shërbejnë, me një rrogë modeste për të na ruajtur, mbajtur rendin dhe forcuar ligjin në Shqipëri. Akti ishte tragjik dhe fjalët e babait të djalit të ndjerë e thonë më mirë, që unë dua drejtësi dhe i besoj shtetit. Një kthjelltësi e jashtëzakonshme dhe brenda një dhimbjeje të madhe. Shumë larg mentalitetit të egër shtetshkatërrues.

Si duhet të ketë besim tek policia shqiptare, rinia apo kushdo qoftë individ tjetër, nuk i ndalon thirrjes së policisë dhe pse duhet t’i ndalojë? Si mund t’i besojë?

Ajo nuk është rinia shqiptare që proteston në rrugë. Rinia nuk është një trup i vetëm që del në protestë. Janë të rinj dhe nga ajo që kemi parë në Shkodër, por dhe në Tiranë, të nxitur e manipuluar, është përdorim kriminal i të miturve në akte të rënda. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të preket selia e ndonjë partie politike. Dhe në ‘97 selia e PD nuk është prekur dhe është mbrojtur nga ne. Ajo që ka ndodhur ka vendosur një vijë të qartë se kush është fytyra e Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës që janë të gatshëm ta kthejnë Shqipërinë në plaçkë dhe ta djegin pa brejtje ndërgjegje. Janë pasues, trashëgimtarë të traditës së shkatërrimit të shtetit. janë frymëzues të luftës së egër të luftës kundër institucioneve. Nuk mund ta pranojnë që historia do i nxjerrë jashtë.

Kjo pusetë që qelb shoqërinë shqiptare me gjuhën e urrejtjes, me akte urrejtje, dhune, të goditjes së institucioneve, selive të partive, i ka ardhur fundit. Është dëshpërimi i tyre, është dobësia e tyre dhe jo forca që po vepron. Të gjitha hapat e duhur po ndërmerren.

Cilat janë hapat e duhur? Edhe tani nuk kemi një komunikatë zyrtare që të zbardhë ngjarjen?

Ka disa deklarata. Ka nevojë për kthjelltësi jo t’i hidhet benzinë një zjarri që nuk ekziston. Efektivi i policisë është sot pas hekurave. E mbani mend si i fshihnin vrasësit dhe gardistët në kullë. Polici është pas hekurave. Nuk ka asnjë tentativë nga Policia e Shtetit, SHÇBA. Rrethanat i di prokuroria e shtetit, ajo është përgjegjëse për të hetuar, dhënë pretenca dhe gjykata për të dënuar.

Ajo që po ndodh që policia e shtetit është treguar bashkëpunuese. Ministri ka dhënë dorëheqjen. Përgjegjësi e plotë, përgjegjësi qytetare. Forcën tonë, qytetarinë nuk mund ta përdorin ata që i kanë vënë zjarrin shtetit.

Etiketa: femijemetaprotestespiropalivrasje


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Përplasjet në KZAZ, Spiropali: Meta i hodhi benzinë zjarrit

Protesta/ Spiropali akuza Metës dhe Berishës: Nuk negociohet me halabakë

Protestuesit marshojnë në bulevard: Rama ik, poshtë diktatura

Protestuesit marshojnë në bulevard: Rama ik, poshtë diktatura

VIDEO/ Policia ndalon të riun: Nuk kam bërë gjë, më ndihmoni

VIDEO/ Policia ndalon të riun: Nuk kam bërë gjë, më ndihmoni
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}