Aktualitet

SPAK tërheq dosjet e ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 23/06/20 |
Al Do

SPAK ka tërhequr dosjet të gjithë ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës të Lartë të shkarkuar në veting.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë nëse ish-gjyqtarët e shkarkuar  nga detyra kanë bërë pastrim parash, korrupsion apo fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Nga Gjykata Kushtetuese tashmë nga SPAK do të verifikohen Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Altina Xhoxhaj, Bashkim Dede kurse nga Gjykata e Lartë, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli dhe Xhezair Zaganjori, të gjithë këta të shkarkuar më parë në veting nga KPK ose KPA.

Prej nisjes së procesit të vetingut shumë  gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë dhanë dorëheqjen duke mos u bërë subjekt i këtij procesit. Kjo shkaktoi edhe mosfunksionimin e këtyre dy institucioneve të larta të drejtësisë të cilat prej muajsh nuk gjykojnë më çështje por presim plotësimin e trupës. /Opinion.al

Pas