Bota

Rivarrosen në Rusi, 500 hebrenj të vrarë nga nazistët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 23/06/20 |
el ida

Mbetjet mortore të më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor, Novgorod të Rusisë, teksa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik.

Në ceremoninë e mbajtur më 22 qershor u shënua Dita e Kujtimit dhe Trishtimit në fshatin Zhestyanaya Gorka, ku mbetjet e qindra njerëzve u zbuluan vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë filloi një hetim mbi “gjenocidin ndaj banorëve të rajoneve Novgorod dhe Pëskov”.

Numri i vdekjeve në ish-Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore ishte më i larti midis të gjitha vendeve të përfshira në luftë.

Sipas të dhënave zyrtare, ish-Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz midis viteve 1941-1945. Sidoqoftë, disa ekspertë dhe historianë nuk pajtohen duke thënë se shifra është më e lartë./Opinion.al

Pas