Aktualitet

Soreca kërkon sa më shpejtë funskionimin e Gjykatës Kushtetuese


               Publikuar në : 13:38 - 24/06/19 |
Al Do

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është takuar sot me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani.

Në një status të shpërndarë në Twitter, Soreca shkruan se takimi me Dvoranin është bërë në kuadër të emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ai i ka kërkuar gjyqtarit të Gjykatës së Lartë që Gjykata Kushtetuese të jetë funskionale sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Sot takova Kryetarin e KED, Ardian Dvorani për tu informuar mbi fazën e fundit të punë së këshllit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në kontekstin e reformës në drejtësi. Është shumë e rëndësishme që Gjykata të jeteë funskionale sa më shpejtë të jetë e mundur” shkruan Soreca./ Opinion.al

Pas