Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca: Jam shumë i lidhur me Shqipërinë, kam pritur 50 shqiptarët e parë

2018/11/13 at 10:05 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Soreca: Jam shumë i lidhur me Shqipërinë, kam pritur 50 shqiptarët e parë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, të martën, në intervistën e parë të tij dhënë për një media shqiptare është shprehur se me 15 dhjetor të vitit 2010 ka qenë personi që ka pritur 50 shqiptarët e parë që udhëtonin si pjesë e një udhëtimi për liberalizimin e vizave.


Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Soreca përballë Blendi Fevziut tregoi se është shumë i lidhur me Shqipërinë, gjithashtu dhe shumë i lidhur me shqiptarët e kjo histori e tregon fare qartë se pse është kështu.

Fevziu: Zoti Ambasador, mirëserdhët në “Opinion”, shumë faleminderit për kohën tuaj.

Përshëndetje.

Fevziu: Shoh se flisni pak shqip?

Ambasadori: Kam filluar të mësoj shqip, kështu që, përshëndetje, mirëmbrëma, është kënaqësi të jem këtu me ju.

Fevziu: Është shumë interesante. Ju jeni ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Shqipëri, por keni gjithashtu edhe një lidhje të vjetër me Shqipërinë, le të themi rreth viteve 2009-2010. Keni qenë një nga zyrtarët që dhanë kontribut në liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Ambasadori: Po, e vërtetë. Kam qenë i ngarkuar me hartimin e një dokumenti që ne e quanim Udhërrëfyesi, ose  lista e detyrave që duhet të permbushte shteti shqiptar. Ne e nisëm punen nëvitin 2007 dhe e përfunduam atë në vitin 2010. Kam filluar me zëvendëspresidentin Fratini, –  kam pasur nderin të ishte një nga personat më të afërt me të cilët kam punuar,ndërkohë që punën e  mbarova me Komisioneren Malmstrom më 15 dhjetor 2010.

Fevziu: Pikërisht ditën kur shqiptarët patën mundësinë të udhëtonin pa viza. 15 dhjetor 2010.

Ambasadori: Më lejoni t’ju tregoj një ngjarje, edhe sepse jam shumë i lidhur me të. Në fakt, jam shumë i lidhur me Shqipërinë, jam shumë i lidhur me shqiptarët dhe kjo histori e tregon fare qartë se pse është kështu. Kur ishim në pikën e përfundimit….

Fevziu: Të gjithë ambasadorët thonë se janë shumë të lidhur me Shqipërinë. Është e sinqertë apo jo?

Ambasadori: Unë jam shumë i sinqertë dhe mund t’ju them se ajo natë e dhjetorit 2010 ishte shumë e veçantë për mua.

Fevziu: 15 dhjetor 2010?

Ambasadori: Po, në mesnatë isha në aeroportin Zaventem të Brukselit, për të pritur 50 shqiptarët e parë që udhëtonin si pjesë e një udhëtimi…

Fevziu: Po, çarteri i parë nga Tirana në Bruksel me studentë dhe disa të rinj. Po, më kujtohet ky udhëtim.

Ambasadori: Pikërisht! ishin 25 studentë dhe 25 njerëz më të rritur. Unë isha jashtë, duke pritur që ata të dilnin, t’i përgëzoja  dhe t’i nxirrja nga aeroporti, sepse ishte hera e parë që po hynin në zonën Shengen pa viza. Kështu u krijua një lidhjee vecantëmes meje dhe atyre njerëzve. Madje mund t’ju them se jam ende në kontakt me ata të rinj. E kam ndjekur karrierën e tyre dhe i kam ndihmuar aq sa kam mundur. Dhe tani që jam këtu kam takuar tashmë disa prej tyre.

 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Ambasadori i BE-së: Vija çdo muaj në Shqipëri për liberalizimin e vizave

Ambasadori i BE-së: Vija çdo muaj në Shqipëri për liberalizimin e vizave

Ambasadori Luigi Soreca rrëfen kur ka qenë për herë të parë në Shqipëri

Ambasadori Luigi Soreca rrëfen kur ka qenë për herë të parë në Shqipëri

Ambasadori i BE-së: Vija çdo muaj në Shqipëri për liberalizimin e vizave

Soreca: Izolim i kriminelëve në burgje, mbështes Ramën për ligjin 41 bis
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}