Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sokol Balla: Koalicioni bie në Dibër

2016/05/16 at 8:25 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Sokol Balla: Koalicioni bie në Dibër

Nga Sokol Balla


Nuk është hera e parë që e majta testohet në Dibër. Zgjedhjet e qershorit 2009 u ndanë në Dibër. Rezultati katër me dy në favor të PD, përcaktoi shifrat 70 me 66 në favor të demokratëve në rang kombëtar, çka më pas i hapi rrugën negociatave me LSI dhe katër mandateve të saj, pasi matematikisht u bë e pamundur një negociatë me PS.

Shtatë vjet më vonë, pas shkarkimit të kryebashkiakut Xhelili, është përsëri Dibra që do të testojë koalicionin e majtë. Gara e parakohshme elektorale për qytetin, është tashmë një dënim i parashkruar për të majtët, të cilët ose duhet ta rifitojnë qytetin, ose duhet të përgatiten të futen sërish të ndarë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Rasti Xhelili është veçse i fundit në përplasjet e brendshme PS-LSI. thashethemnajat se videoskandali i kryetarit të bashkisë është përgatitur apo përdorur politkisht nga partia e Metës, mund të jenë pjesërisht të vërteta tek pjesa e fundit: Shukri Xhelili nuk ishte personi më i dashur për LSI. Ose më saktë ai simbolizonte përplasjen mes dy partive të koalicionit. Ai fitoi në sekondë të fundit në Lokalet e 2015, pasi PD vetë u përça në katër copa dhe katër kandidatë. Dhe sepse LSI ka qejf të mendojë se në këtë situatë optimale votat e saj i dhanë atij një mandat kryebashkiaku që as mund tëmendohej më parë. Por nuk e mendonin kështu deputetët socialistë të qarkut, të cilët, sipas ankesave që vijnë nga deputetët e LSI, i mbyllën dyert e bashkisë më të madhe të qarkut për mbështetësit e Metës. Konspiracioni shkoi kaq larg, saqë dy tre muaj më parë, kur u duk se për kryetarin e qarkut PS po mbyllte pazarin me PDIU, LSI bashkoi forcat dhe votat me PD dhe zgjodhi në krye të këtij këshilli një demokrat. Deputeti i LSI i qarkut nuk ju fsheh kamerave atë ditë, duke dhënë idenë se nëse përplasja bëhej në Dibër, urdhërat tashmë, vinin nga Tirana.

Tirana duket se ka sot në dorë, fatet e Dibrës, por në fakt është e kundërta. Koalicioni i majtë, duket i drobitur sërish nga fërkimet e brendshme. “Balili dhe Xhelili” kanë rindezur alarmin e kuq, se edhe nën ndikimin e një fushate të paprecedentë bombarduese dhe agresive të polit Berisha dhe kryeqytetarëve të tij dixhitalë, po çojnë sërish drejt përplasjes Ramën dhe Metën. Kjo ka bërë që takimi i tyre i kësaj jave të mërkurën të jetë thuajse po aq i rëndësishëm, sa darka e tyre tek Shtëpia e Koços në mars 2013, kur ata çimentuan rilidhjen e tyre dhe Rilindjen e së majtës. Në një tjetër ogur jo aq të mirë, Koço sot nuk është më garant i akordit. I përjashtuar nga Kuvendi dhe i tradhëtuar nga të gjithë, ai nuk kurseu të premten as ish mikun e tij Ilir Meta, kur erdhi puna tek anatemimi që iu bë nga PD, si sponsor politik i Klemend Balilit.

Të mërkurën Meta dhe Rama duhet të ndajnë se çfarë do të bëjnë me Dibrën. Gara lokale për kryebashkiak atje do të jetë një mision i vështirë, jo thjesht për shkak të videoskandalit, sesa faktit se

Shukri Xhelili edhe pa të, simbolizonte përçarjen mes të majtëve dhe një fitore aksidentale për shkak të çarjes lokale të vetë PD. Kjo çarje meqë ra fjala, ekziston akoma dhe e provoi vetë Edi Paloka kur ishte atje të shtunën. Por tashmë edhe kjo çarje nuk është më argument për një fitore të së majtës. Deputetët e majtë lokalë dhe dy krerët e tyre në Tiranë tani duhet të ndajnë mendjen: ose të punojnë të fitojnë Dibrën me një kandidaturë të mirë dhe të ndershme, ose pas humbjes së saj, të ulen dhe të bëjnë një divorc të qetë për 2017. Në rast se e majta nuk nxjerr rezultat pozitiv në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar bashkie, është e kotë të fshihen pas brekëve të Shukriut. Së paku në këtë rast, nuk do ishte faji i tij. Por i brekëve të rëna të koalicionit në Tiranë. “Javanews”



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ambasadori i SHBA-ve në OKB: Mos e krahasoni Kosovën me ISIS-in

Ambasadori i SHBA-ve në OKB: Mos e krahasoni Kosovën me ISIS-in

Aparatura e përgjimit ju ofrua Nanos, por ja përgjigja e tij

Aparatura e përgjimit ju ofrua Nanos, por ja përgjigja e tij

“Pajisja përgjuese përdoret për shantazh politik”

“Pajisja përgjuese përdoret për shantazh politik"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
16 Qershor, 2025

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025....

Lexo më shumë

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com