Aktualitet

Socialisti gris teserën e PS, Basha:Rama burracak, s’ka mbajtur premtimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 14/04/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me banorët në zonën e Paskuqanit në kuadër të fushatës elektorale.

Takimit të Bashës duket se i janë bashkuar edhe disa qytetarë të clët më herët kanë patur bindje politike të mjata e tashmë ndihen të zhgënjyer.

Madje, siç mund të shihet në foto, njëri prej tyre ka grisur dhe teserën e PS para Bashës.

Ndër të tjera në fjalën e tij, kryedemokrati Basha është shprehur se banorët e Paskuqanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, kanë në dorë ndryshimin, ndaj sipas tij, më 25 prill duhet të votojnë PD dhe Aleancën për Ndryshim.

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë. 8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria. Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet.

Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha.

Pas