Bota

Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 14/11/22 |
Opi Nion

Natasha Pirc Musar është zgjedhur presidentja e parë grua e Sllovenisë. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.

Në fjalën e mbajtur pas fitores Pirc Musar tha :“Sllovenia zgjodhi një presidente që beson në Bashkimin Evropian, në vlerat demokratike mbi të cilat u themelua BE-ja”.

Në zgjedhje morën pjesë afro 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Pirc Musar do të zëvendësojë presidentin e deritashëm, Borut Pahor, i cili ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 30 vjet.

Pas