Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu për rekord, Teuta bie në fund

2016/10/12 at 9:04 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skënderbeu për rekord, Teuta bie në fund

Andrea Agostinelli është fituesi i duelit të strategëve italianë në Korçë. Skënderbeu fitoi minimalisht përballë Teutës së debutuesit Roberto Çevoli, falë një goli të realizuar në kohën shtesë. Një sukses me të cilin kampionët e Shqipërisë barazuan ecurinë rekord të edicionit të kaluar, me 6 fitore radhazi në 6 javët e para.


Miqtë mund të kishin befasuar prej sekondave të para, por reflekset e portierit Shehi neutralizuan devijimin e Faisal Bangal.  Skënderbeu reagoi menjëherë me Salihin, që nuk shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes durrsake, pas harkimit të Radas nga goditje standarde.  Një episod që shqetësoi trajnerin e ri të bregdetarëve, Çivoli  frika e të cilit u konfirmua pak çaste më vonë. Në të 12-ën Shkalla nuk arriti të largonte topin pas harkimit të Latifit, duke i paraqitur Xhemjs një shans të shkëlqyer për të shënuar, por ishte sërish mbrojtësi i Teutës ai që evitoi golin.

Sulmet e Skënderbeut nuk u ndalën, përkundrazi korçarët vazhduan të kërkonin me ngulm golin e avantazhit.  Pas tentativës së pasuksesshme të Latifit, ishte shtylla ajo që prishi festën e Radas, me portierin Moçka që ishte i mposhtur. Në vazhdim të aksionit Xhejms kishte një tjetër mundësi për ta dërguar topin në rrjetë, por sulmuesi nigerian gaboi gjithçka edhe pse ishte i vetëm përpara portës.

Pas thuajse 30 minutave e mbyllur në mbrojtje, Teuta provoi të rrezikonte, fillimisht me goditjen nga distanca të Faisal Bangal  dhe pak sekonda më pas me Andi Ribajn, që pas shkëputjes së shpejt nga e majta provoi nga pozicion thuajse i pamundur, me Shehin që kontrolloi topin. Skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet pjesëve me Skënderbeun gjithmonë në sulm dhe një tjetër tentativë të pasaktë nga Xhejms.

Kampionët në fuqi vijuan ofensivën edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Salihin që fillimisht provoi nga jashtë zone  ndërsa në të 65-ën sulmuesi nuk arriti të shfrytëzonte daljen e pasigurt të Moçkës. Në vazhdim të aksionit nga goditje këndi, ishte Latifi ai që provoi pa sukses.

Me Skënderbeun të hedhur të gjithin në sulm, Teuta provoi të shfrytëzonte hapësirat e krijuara, me dalje të shpejta nga e majta. Fillimisht Osmani rrezikoi autogolin në tentativën për të spastruar zonën, ndërsa në të 70-ën Ribaj nuk finalizoi si duhet aksionin e durrsakëve.

Një episod i diskutueshëm i sfidës ishte ai i minutës së 77-të, me Latifin që pretendoi 11-metërsh, por gjyqtari Olsi Sokoli vazhdoi lojën. Korçarët pretenduan për penallti edhe pak sekonda më pas me Latifin,  ndërsa edhe Nimaga i aktivizuar nga stoli iu shtua listës së lojtarëve që nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.

Emocionet vazhduan edhe në pesë minutat e fundit të sfidës, me portierin Shpëtim Moçka që realizoi tre ndërhyrje vendimtare duke mos lejuar rrjetën e Teutës të prekej.  Fillimisht gardiani neutralizoi goditjen e Salihit, ndërsa pak sekonda më pas ishte me fat në tentativën e Xhemjs, me topin që i’u përplas në këmbë

Në minutën e 87-të, Skënderbeu pretendoi sërish 11-metërsh me Latifin, por gjyqtari Sokoli vazhdoi lojën mes kontestimeve të korçarëve. Dy minuta nga fundi i lojës, Moçka realizoi edhe mrekullinë e tretë, duke neutralizuar një gol të sigurt pas goditjes me kokë të Hamdi Salihit. Vështrimi i bomberit shkodran për ndërhyrjet e pabesueshme të portierit ishte treguesi më i mirë i vuajtjeve të korçarëve. Për të zgjidhur ndeshjen mendoi Bakary Nimaga, i aktivizuar nga stoli në minutat e fundit, me rrjetën e realizuar në minutën e 5-të të kohës shtesë. Një çlirim për Skënderbeun, mbi të gjitha për trajnerin Agostinelli, që fluturoi nga gëzimi, ashtu si Skënderbeu kryesues fluturoi me 8 pikë diferencë nga ndjekësit. Me një ritëm të tillë, vështirë se gara për titullin do të vazhdojë gjatë. /gazetashqip

Etiketa: skenderbeuteuta


Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Deklarata e QSUT-së, Mimoza Koçiu: Pacientët e Onkologjikut janë njerëz në hall jete, jo shifra statistikash

Deklarata e QSUT-së, Mimoza Koçiu: Pacientët e Onkologjikut janë njerëz në hall jete, jo shifra statistikash

Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}