Sport

Skënder Gega ende në spital, ndjek ndeshjet e skuadrës me maskë oksigjeni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 29/11/20 |
Opi Nion

Trajneri i Kukësit Skënder Gega vijon ende të jetë i shtruar në një spital të Turqisë ku po trajtohet pas rëndimit të gjendjes së tij për shkak të koronavirusit.

Por në një foto të shpërndarë në rrjet duket se gjendja e teknikut është përmirësur së fundi. Ai shihet në shtratin e spitalit dhe pavarësisht se është i ndihmuar nga oksigjeni është në gjendje të ndjekë online përmes telefonit ndjeshjen e skuadrës së tij, zhvilluar të dielën në Shkodër me Vllazninë.

Kukësi arriti të fitojë me rezultatin 2-4, duke shënuar kështu fitoren e dytë në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë./Opinion.al

Pas