Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët e mundshëm për Gazën e pasluftës/ Analistët: Shkatërrimi i Hamasit është mision i pamundur

2023/10/22 at 6:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Sulmi në spitalin e Gazës/ SHBA: Raketa u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez

Bashkëjetesa edhe ashtu jo e lehtë midis Izraelit dhe Hamasit për më shumë se 16 vjet, nuk do të mund t’i mbijetojë konfliktit aktual.


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta zhdukë nga faqja e dheut grupin militant.
“Pamjet e shkatërrimit dhe rrënimit të bastioneve të Hamasit në Gazë janë vetëm fillimi. Kemi vrarë qindra terroristë. Dhe nuk do të ndalemi me kaq. Çdo vend ku vepron Hamasi, do të jetë në gërmadha”, ka thënë ai.

Grupi militant palestinez i Hamasit ka nisur një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1.400 njerëz dhe duke marrë qindra pengje.

Së paku 3.300 njerëz janë vrarë deri më tani në Gazë, pasi Izraeli ka filluar sulmet ajrore hakmarrëse në të njëjtën ditë, dhe pritet të nisë edhe ofensivën tokësore. Izraeli, po ashtu, ka rrethuar enklavën me 2.2 milionë banorë, duke i bllokuar pjesën më të madhe të furnizimeve me ushqime, ujë dhe energji elektrike.

Shumica e spitaleve atje nuk funksionojnë, ndërsa disa prej tyre janë dëmtuar keq edhe nga shpërthimet. Së paku 500 njerëz janë raportuar të vrarë vetëm mbrëmjen e 17 tetorit, kur një shpërthim ka goditur spitalin Al-Ahli Arab, të mbushur plot. Hamasi, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera ka sunduar Gazën nga viti 2007. Ai është betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe dëshiron ta zëvendësojë atë me një shtet islamik. Ai ka zhvilluar disa luftëra me Izraelin prej se ka marrë pushtetin, të cilat kanë përfunduar me një lloj paqeje të brishtë.

Por, kësaj radhe është ndryshe, ky nuk është thjesht një rund tjetër me Hamasin, thotë Susannah Heschel, ligjëruese e studimeve hebraike në Kolegjin Dartmouth, në Nju Hempshir.
“Hamasi ka kryer sulmet më të tmerrshme kundër një kombi sovran që nga 11 shtatori [i vitit 2001], ndoshta. Dhe, krahasuar me madhësinë e popullsisë, do të thosha se kërdia e Hamasit ndaj izraelitëve i tejkalon sulmet e 11 shtatorit në SHBA. Pra, kjo ishte një katastrofë në çdo aspekt të qenies njerëzore”, thotë Heschel.

Pamjet e Hamasit duke masakruar familje izraelite dhe duke rrëmbyer fëmijë i kanë dhënë fund status quo-së së deritashme, thotë edhe Nimrod Goren, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Duke folur për Exposenë nga Jerusalemi, ai i përshkruan veprimet e grupit si “terroriste” dhe të papara ndonjëherë.

“Numër aq të madh njerëzish të vrarë, të plagosur ose të rrëmbyer, Izraeli nuk ka pasur kurrë që nga themelimi i tij. Sulmi është i paprecedentë. Dëmi është enorm. Çdo izraelit njeh dikë që është vrarë, është plagosur ose është marrë peng. Është shumë personale. Pra, është diçka me përmasa krejtësisht ndryshe”, thotë Goren.

Se çfarë do ta zëvendësonte status quo-në e deritashme, është vështirë të parashikohet, thonë analistët. Sipas tyre, marrëdhëniet e ardhshme Izrael-Gazë do të mund të varen edhe nga ajo që mbetet prej Hamasit dhe Gazës kur luftimet të mbarojnë. Vetë zyrtarët izraelitë nuk duket se janë të gatshëm për t’i diskutuar mundësitë publikisht. Ministrja për Inteligjencë e Izraelit, Gila Gamliel, ka thënë për mediat:

“Duhet të shohim se sa kohë do të duhet për ta shkatërruar Hamasin. Dhe, atëherë, besoj se do të ketë një mirëkuptim ndërkombëtar me Izraelin për ditën e nesërme. Por, tani, ne duhet ta përqendrojmë të gjithë fuqinë tonë për ta fituar këtë luftë”.

Hamasi “do ta paguajë çmimin dhe do ta mbajë mend”, ka thënë Netanyahu. Prapa këtij qëllimi duket se qëndron edhe publiku izraelit.

“Ndihem sikur jemi mjaft të fortë dhe po marrim mbështetje ndërkombëtare. Do t’i mundim armiqtë tanë, do t’i luftojmë. Ata nuk do të kenë kurrë më aftësi për të bërë diçka të tillë”, ka thënë Livia Shuwaks, banore e Tel Avivit, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Nuk dua të them gjëra si këto, por mendoj se Gazës i duhet t’i pastrojë të gjithë ata. Nuk më takon mua t’i them këto gjëra, por nuk kemi zgjidhje tjetër, mendoj”, ka thënë bashkëqytetarja e saj, Nicol Mori. Ekspertët thonë se edhe nëse Izraeli vret çdo udhëheqës të Hamasit në Gazë, shkatërrimi i organizatës mund të jetë mision i pamundur. Sipas tyre, Hamasi është një ideologji që ka mbështetës gjetiu – nga Libani në Katar. Goren, nga Instituti për Lindjen e Mesme, thotë se vakumi që do të linte rrëzimi i këtij grupi nga pushteti, do të duhej të plotësohej nga një organ qeverisës që do ta rindërtonte enklavën e shkatërruar.

“Ky është një shans për ta rikthyer unitetin palestinez. Hamasi ka marrë përsipër Rripin e Gazës 16 vjet më parë. Më herët është kontrolluar nga Autoriteti Palestinez. Ndarja midis Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës ka qenë gjithmonë pengesë në përpjekjet për të bërë përparim drejt paqes. Nëse ka një person të moderuar, të unifikuar në udhëheqje, me të cilin do të mund të zhvillohen negociata, ai do të sillte një rezultat më të mirë sesa situata ku ishim para luftës”, thotë Goren.

Goren shton se mund të ndodhë që edhe disa “aktorë të tjerë” t’i marrin përgjegjësitë për Gazën – së paku për një kohë të caktuar. Ai nuk specifikon se për kë e ka fjalën, por disa opsione që qarkullojnë janë: paqeruajtësit ndërkombëtarë, rikthimi i Autoritetit Palestinez që aktualisht qeveris me Bregun Perëndimor, ose qeverisja nga Izraeli.

Kolumnisti i gazetës izraelite Haaretz, Yossi Melman, ka përmendur edhe skenarin ku krahu politik i Hamasit do të mbijetonte, edhe pse ka pranuar se gjasat për këtë janë të vogla. “Forcat izraelite të mbrojtjes kanë thënë se të gjithë udhëheqësit e Hamasit janë tani shënjestra… se fat i tyre do të jetë vdekja”, ka shkruar Melman në platformën X. Por, sipas tij, një Hamas i çarmatosur, që do të mbetej në pushtet, ka qenë gjithmonë prioritet strategjik i Netanyahut, i cili do të donte ta shihte vazhdimin e përçarjes së popullit palestinez midis Hamasit në njërën anë dhe Autoritetit Palestinez në anën tjetër.

Susannah Heschel, nga Kolegji Dartmouth, sugjeron që çdo hap pas përfundimit të luftës, të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar. “Kjo është një situatë që kërkon shumë njerëz të përfshihen, që ta bëjnë Gazën një vend të jetueshëm për njerëzit atje. Është një pjesë e bukur e botës pikërisht në bregdetin e Mesdheut. Ajo mund të lulëzojë. Por, nuk do të mjaftojë vetëm angazhimi i agjencive qeveritare dhe i Kombeve të Bashkuara. Do të duhet edhe një ndryshim kulturor i palestinezëve dhe gjithashtu i izraelitëve. Një ndryshim kulturor që thotë: le t’i ulim armët dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë për të arritur paqe”, thotë Heschel.

Perëndimi i ka shprehur mbështetje Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit. “Nuk jeni vetëm”, ka qenë mesazhi i presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit të tij në Tel Aviv, më 18 tetor.

”Dua t’i them popullit të Izraelit: Guximi i tyre, përkushtimi i tyre, trimëria e tyre janë mahnitëse”, ka thënë ai.

Por, aktivistë të të drejtave të njeriut tërheqin vërejtjen edhe për agoninë humanitare në Gazë dhe për sulmet pa dallim në zonat e populluara me civilë. Për Radion Evropa e Lirë flet Kenneth Roth, ish-drejtor i organizatës Human Rights Watch:

“Shumë njerëz i shohin sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe thonë se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet. Kjo është e vërtetë. Por, e drejta për t’u përgjigjur ushtarakisht nuk ju jep lirinë për të bërë çfarë të doni. Çështja është se si po përgjigjet Izraeli. Ai e ka detyrë ligjore absolute të përgjigjet në përputhje me parimet që janë krijuar për t’i kursyer sa më shumë civilët”. Analistët thonë se dhuna mes Izraelit dhe Hamasit ka të ngjarë të përshkallëzohet në javët e ardhshme, por se ajo nuk do të përcaktojë se kush do ta fitojë luftën. Fituesi do të përcaktohet në tryezën e bisedimeve, thonë ata. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Izraeli ka 169.000 ushtarë aktivë, ndërsa brigadat e Hamasit deri në 20.000. Izraeli, po ashtu, beson se Hamasi, i mbështetur nga Irani, ka armatim të fuqishëm, përfshirë raketa anti-tank. Rrjedhën e luftës mes tyre me ankth janë duke e përcjellë edhe vendet fqinje, ndërkohë që dy aeroplanmbajtëse amerikane janë dërguar tashmë në Mesdheun lindor. /REL

Etiketa: hamasizraellufte


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Shkrimtarja e akuzon për përdhunim, reagon Trump: Historia më e sajuar që kam dëgjuar

Akuzat ndaj Trump, dy aleatët e ish-presidentit kthehen kundër tij

“Rama altoparlant i Beogradit”, Berisha: Trajton kryeministrat e Kosovës si kryebashkiakët e Vlorës

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Reuters: Prokurorët akuzojnë ish-kryeministrin për korrupsion

Kunatat konfliktohen në studio: Të djeg si miu, s’pyes as për nënën që më ka bërë kokën!

Kunatat konfliktohen në studio: Të djeg si miu, s’pyes as për nënën që më ka bërë kokën!
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}