Kronikë

Skema e mashtrimit 4 milionë euro, lihen në burg 4 të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 24/07/21 |
Opi Nion

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në masën “arrest me burg” dy shtetasit e huaj dhe dy shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Phishing”. Ata akuzohen për mashtrim kompjuterik të kryer në në të paktën 9 shtete, me një dëm prej 4 milionë eurosh. Donald Fonkem Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gruaja e arrestuar Marie Estelle Goufan Atiock mes lotësh ka deklaruar para gjykatës se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të kryer mes personave. Ajo shtoi se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen.

“Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre”, ka thënë gruaja.

Nga ana tjetër Xhentil Kupe ka pranuar që ka hapur një llogari bankare në të cilën janë transferuar para, por që nuk ka pasur dijeni për aktivitetin ilegal.

Kupe i ka thënë hetuesve se e ka njohur biznesmenin nigerian përmes motrës së këtij të fundit Evelina, me të cilën ishte fqinj. Kupe është shprehur se pasi janë takuar disa herë, ai i kishte kërkuar që të hapë një nipt në emrin tij, pasi Donaldi vetë nuk mundej sepse nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri.

Kupe pohoi se kishte marrë garanci që nuk kishte probleme ligjore dhe se në llogarinë e hapur për biznesin e shtetasit nigerian ka ardhur një shumë parash nga Polonia me vlerë 300 mijë euro. Donaldi i ka thënë se nuk duhet të shqetësohej pasi çdo veprim që kryhej përmes bankës ishte i ligjshëm.

Prokuroria ka dyshime se këta shtetas kanë hapur kompani të cilat dyshohet se janë fiktive dhe përdoren për qëllim tërheqjen e fondeve nga bizneset e ligjshme dhe më pas moskthimin e këtyre fondeve./Opinion.al

Pas