-Teknologji

Skandali i rradhës për Facebook, si vodhi kontaktet e 1.5 milionë njerëzve


               Publikuar në : 14:54 - 18/04/19 |
el ida

Facebook është përfshirë në një tjetër skandal, i cili kësaj here ka prekur rreth 1.5 milionë përdorues, të cilëve iu janë vjedhur kontaktet e emaileve dhe iu janë ngarkuar përmbajtje të padëshiruara apo kërkuara.

Gjithçka nisi në Maj të vitit 2016 Facebook iu kishte kërkuar përdoruesve të rinj fjalëkalimet e e-maileve për të verifikuar llogaritë e tyre. Sipas Business Insider, përdoruesit që i kanë dhënë Facebookut fjalëkalimin e emaileve, i kanë lejuar rrjetit social të aksesojë në listat e tyre të kontakteve dhe të ngarkojë përmbajtje në serverë, pa dijeninë e përdoruesit.

Në zëdhënës i Facebook tha:

“Kemi zbuluar se në disa raste kontaktet e e-mailit të përdoruesve ishin ngarkuar padashje nga Facebook kur krijoheshin llogari të reja. Sipas përllogaritjeve tona, deri në 1.5 milionë njerëz mund të kenë rënë pre e këtij gabimi. Këto kontakte nuk janë ndarë me asnjë tjetër dhe jemi duke i fshirë ato.”

Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me personat që kanë rënë pre e gabimit të tyre, i cili përbën skandalin e radhës për një kompani që vitet e fundit është përballur me disa probleme të shkeljes së privatësisë. Pavarsisht ndjesës publike, Facebook nuk shpjegon arsyen pse ishte kërkuar verifikimi me anë të emailit, një praktikë e papërdorur më herët./Opinion.al

Pas