Aktualitet

Skandali i pagave,Elisabeta Imeraj:Po kryejmë verifikimet e duhura, do kemi autor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 24/12/21 |
Opi Nion

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, në një konferencë për mediat e pyetur nga gaazetarët, tha sot se prokuroria po kryen të gjitha hetimet për çështjen e skandalit të publikimit të pagave.

Ajo theksoi se prokuroria po kryen çdo veprim të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji, teksa theksoi se do të gjendet autori.

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive, prokuroria po kryen çdo veprim të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Grupi hetimor është i përkushtuar, normalisht që do kemi autorë”, deklaroi ajo./Opinion.al

Pas