Aktualitet

4iG arrin marrëveshje përfundimtare për të blerë ONE Telecommunications


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 24/12/21 |
Opi Nion

4iG PLC ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë ONE Telecommunications sh.a. ONE, i cili është operatori celular i dytë më i madh dhe me rritjen më të lartë në Shqipëri. ONE Telecommunications numëron 1.36 milion abonentë.

Vitin e kaluar, ONE arriti të sigurojë të ardhura prej 68.1 milionë eurosh, me një EBITDA (fitimi i tatueshëm para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amortizimit) prej 20.8 milionë eurosh, dhe një marzh EBITDA mbi 30%. Infrastruktura e ONE është gjithashtu e jashtëzakonshme krahasimisht me kompanitë e tjera në rajon, me 632 kullat e transmetimit të cilat janë të përshtashme për komunikimin celular 5G, si dhe shërbimet 4G/LTE. Blerja shënon një tjetër hap në strategjinë e zgjerimit të 4iG-së në Ballkanin Perëndimor. 4iG mund të përfundojë transaksionin duke ndjekur procedurat rregullatore në Shqipëri.

Marrëveshja përfundimtare shitblerjes së ONE Telecommunications sh.a., është shpallur nga Bursa e Budapestit. One ofron shërbimin më të mirë në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, që i atribuohet 632 kullave të transmetimit të gatshme për 5G dhe që ofrojnë një mbulim prej 98.5% të së gjithë popullatës. Pas ripozicionimit të markës dhe shërbimeve, ONE, me 420 punonjës, ka rritur ndjeshëm pjesën e saj të tregut kohët e fundit, duke arritur 41% të totalit të abonentëve të telefonisë celulare gjatë tremujorit të tretë të 2021.

“Falë rrjetit të telekomunikacionit, i cili është rinovuar vitin e kaluar, ONE Telecommunications është një operator me një potencial të fortë rritjeje dhe do të përshtatet mirë në portofolin tonë të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, sapo të përfundojë blerja. Jemi krenarë që me blerjen e ONE Telecommunications dhe Albtelecom, 4iG group do të bëhet një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe lojtari më i madh në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Ne kemi ardhur në Shqipëri si një investitor profesionist me një vizion afatgjatë për të qënë të pranishëm në vend, duke ofruar shërbime me cilësi të lartë për klientët vendas dhe ata të biznesit.” – theksoi Gellért Jászai, Kryetar dhe CEO i 4iG, pas njoftimit.

 “Gjatë tre viteve të fundit, ONE Telecommunications u shndërrua në ofruesin më të mirë të shërbimit celular në Shqipëri. Arritjet tona nuk do kishin qenë të mundura pa punën dhe dedikimin e gjithë punonjësve të kompanisë. Kjo shitje është një vërtetim i mëtejshëm i profesionalizmit të tyre dhe i përpjekjeve tona për të sjellë ndryshim në tregun celular në Shqipëri. Ne jemi të sigurt se në duart e afta të 4iG, ONE Telecommunications dhe punonjësit e saj do të vazhdojnë të lulëzojnë.” tha Elvin Guri, aksioner kryesor i One.

Me një bazë abonentësh me rritje të shpejtë, ONE është i gatshëm për një rritje të konsiderueshme në sektorin celular, falë strategjisë së mirëpërcaktuar të kompanisë në vitet e fundit. Kompania ka 1.36 milionë abonentë, 68.1 milionë euro të ardhura dhe një EBITDA prej 20.8 milionë eurosh në 2020.

Në fillim të dhjetorit, 4iG njoftoi se nënshkroi marrëveshjen përfundimtare për blerjen e 80.72%, shumicën e aksioneve në kompaninë më të madhe dhe pjesërisht shtetërore të telekomunikacionit në vend, Albtelecom, i cili ofron shërbime të telekomunikimit fiks dhe celular. Me marrjen e lejes rregullatore të autoriteteve, grupi 4iG do të bëhet lojtari më i spikatur i Shqipërisë në sektorin e telekomunikacionit. Me fokus në tregun celular, portofoli i ONE dhe ALBtelecom, një ofrues i shërbimeve fikse dhe celulare, mund të krijojë sinergji të fortë. Palët nuk e zbuluan vlerën e transaksionit, i cili mund të mbetet i pashpallur, në bazë të procedurave rregullatore në Shqipëri.

Kush është 4iG PLC?

4iG PLC me Seli në Budapest, është një nga kompanitë kryesore të TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) në Hungari, dhe një nga grupet kryesore në ekonominë digjitale të bazuar në njohurinë e të dhënave. Për më shumë se 25 vjet, 4iG ka qenë e pranishme në fushën e industrisë dhe teknologjive inovative të pavarura nga industria, duke zgjeruar vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat e tregut të TIK-ut. Kompania ka më shumë se 1900 punonjës dhe ofron zgjidhje me një spektër të gjerë, me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikim satelitor, telekomunikacion, dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues ne treg në Hungari dhe në rajonet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit, në një gamë të gjerë shërbimesh informacioni dhe komunikimi.

Pas