Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i mbetjeve spitalore dhe dhuna ndaj gazetarit/ Reagon emisioni “Stop”: Policia nxit vetëgjyqësinë. Duhet të ishin dorëhequr ministrat

2017/07/11 at 3:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i mbetjeve spitalore dhe dhuna ndaj gazetarit/ Reagon emisioni “Stop”: Policia nxit vetëgjyqësinë. Duhet të ishin dorëhequr ministrat

Një ditë pas publikimit të skandalit të mbetjeve spitalore, të cilat rezultuan se nuk asgjësohen por hidhen në lumin Erzen duke shkaktuar ndotje me përmasa të mëdha, Opinion.al sjell qëndrimin e emisionit që hodhi dritë mbi ngjarjen, emisionit “Stop” në TV Klan.


Në një reagim të fortë, redaksia e këtij emisioni kërkon që të arrestohet Mirela Topulli, administratorja e kompanisë “Euroteam” që goditi gazetarin në krye të detyrës.

Sakaq redaksia e “Stop” u bën thirrje qytetarëve që të lënë rrjetet sociale dhe të reagojnë fortë duke shkundur institucionet shtetërore që nuk kontrollojnë veprimtarinë e kompanive që marrin miliona dhe veprojnë lirisht duke kërcënuar seriozisht jetët tona.

Pyetje: Emisioni “Stop” ka transmetuar mbrëmë një investigim që zbulon skandalin e përmasave të mëdha. Ndotjet e mjedisit nga mbetjet spitalore. Si keni rënë në gjurmët e këtij skandali dhe sa kohë i është dashur stafit tuaj për të mbledhur faktet?

Stop: Kishim disa indicie për këtë, që mund të quhet pa frikë mega-skandal, ose krim kundër njerëzimit. Banorët e zonës na kishin sinjalizuar e po kështu kolegë të mediave të ndryshme ishin përpjekur të hetonin në këtë drejtim. Por sesi ndodhte, që “Euroteam” i mbyllte gjithmonë problemet me ndonjë gjobë modeste..?! Prej disa javësh gazetari i emisionit “Stop” ndiqte këtë çështje të nxehtë, që na prek të gjithëve jo vetëm si gazetarë, por edhe si qytetarë.

Pyetje: Pamjet që transmetoi “Stop” janë trishtuese. Aty marrin përgjigje shumë pyetje mbi rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet e pashërueshme. Çfarë impakti ka patur. Pra a keni marrë ju reagime nga qytetarët?

Stop: Impakti i njerëzve ka qenë disproporcional, në kuptimin që shikuesit, shpërdarësit dhe komentuesit në rrjetet sociale kanë vërshuar lumë. Por nga ana tjetër asnjë lëvizje shoqatash apo organizatash, që marrin para projektesh ambienti, apo thjesht njerëz me sensibilitet qytetar, nuk u ngrit, të kërkonte llogari nëpër institucione. Por ata, që përfshihen në replika, që ndryshojnë asgjë, kanë qenë të panumërt. Është koha të kujtojmë që nuk mjafton të shfryjmë, ku të mundim, por të marrim në dorë jetën tonë. Mbetjet e rrezikshme spitalore po hidhen në brigjet e lumenjve, dhe të nesërmen jeta vijon normalisht, me shtetarë, që “krihen” nëpër ekrane, edhe pse helmet u shkojnë edhe atyre në tepsi, në tavolinat e drekave e darkave luksoze…

Pyetje: Po institucionet shtetërore a kanë reaguar. Drejtuesi i emisionit bëri thirrje Ministrinë së Shëndetësisë, asaj të Mjedisit dhe Prokurorisë. A keni ende sot reagimet zyrtare të tyre?

Stop: Ministria e Mjedisit reagoi më shpejt, me gjobë dhe pezullim aktiviteti. Po sigurisht, që nuk mjafton. Gjoba në koncept ka të bëjë me rastin, kur duke punuar edhe gabon. Por ajo, që shqiptarët panë me zë dhe figurë, ishte as më shumë e as më pak, sesa KRIM KUNDER NJEREZIMIT. Atë, që Siria apo Koreja e Veriut, po e bën me armët kimike, “Euroteam” e simotrat e saj, po e bëjnë duke na hedhur flakonë gjaku të infektuar dhe shiringa e serume të përdorur në lumenj. Çdo reagim do të ishte i mangët. Në çdo vend të botës, do të ngrihej në këmbë shteti e qeveria dhe dorëheqjet e ministrave të linjës, do të ishin minimumi i padiskutueshëm. Edhe 24 orë pas transmetimit të skandalit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim. Por kontratat e “Euroteam” me të dhe të gjithë spitalet e klinikat në vend, numëronin miliona euro dhe pa i kontrolluar askush… Është pak të thuash makabre…

Pyetje: A do ta vazhdoni këtë temë, pasi duhet thënë se keni kaluar një moment në vështirë, pasi gazetari juaj u dhunua në krye të detyrës?

Stop: Sigurisht që kjo temë dhe tema të tilla që kanë të bëjnë me jetën e shëndetin e njerëzve, do të vazhdojnë dhe do të thellohen. Gazetari i “Stop”, Genci Angjellari u dhunua në detyrë nga administratorja e “Euroteam”, Mirela Topulli, por ky moment ishte vetëm “qershia mbi tortë” e megaskandalit të mbetjeve të rrezikshme. Pavarësisht të gjithave, asgjë nuk na ndal t’u shkojmë të vërtetave deri në fund.

Pyetje: A e ka arrestuar policia dhunuesen Mirela Topulli? Dhe a keni një apel publik për atë që guxoi të ngre dorë mbi gazetarin?

Stop: Apeli ynë si gazetarë dhe qytetarë: Lajmësi nuk goditet! Ndërsa policia, që duam, nuk është ajo, që krekoset kur i vizitojnë kryeministra, por ajo që na mbron jetën, pronën e të drejtat. Policia, që shpall në kërkim dhunues e ata bredhin lokaleve, nxit vetëm vetëgjyqësi. Ndërsa për reagimin qytetar: Mjaf me rrjete sociale, duhet të marrim jetën tonë në dorë. Njerëz, po na vrasin e po bëjmë sehir! Deri kur?!

/Riviera Dedaj-Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
E braktis i fejuari 3 ditë para dasmës, ajo që bën kjo femër të lë pa fjalë

E braktis i fejuari 3 ditë para dasmës, ajo që bën kjo femër të lë pa fjalë

Video/ Pamje të rënda, gazetari i ‘STOP’ dhunohet nga administratorja

Dhunoi gazetarin e “STOP”, shpallet në kërkim administratorja Mirela Topulli

“Xibraka”, prokuroria jep pretencën për 9 anëtarët e bandës, 13 vite burg nipit të Enverit

Dënohet grupi "Xibraka": 10 vite burg nipit të diktatorit
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}