Aktualitet

Skandal në Pukë/ Zjarrëfikësja tërheq ambulancën me futbollistin e dëmtuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 04:31 - 29/11/15 |
b.f

Nuk kanë fund historitë tragjikomike nga Puka, sepse pas teatrit në ndeshjen TërbuniBylis, këtë të shtunë ka ndodhur diçka tjetër, po aq e rëndë, por që nuk ka lidhje me trukimet. Në fillim të pjesës së dytë të sfidës mes Tërbunit e Teutës u dëmtua futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor, i cili mbeti i shtrirë, duke alarmuar të gjithë”, njofton Sportal.al

Nëse gatishmëria ishte maksimale edhe nga stafi i Teutës, me trajnerin Gugash Magani që vrapoi në fushë për të parë gjendjen e afrikanit, e kundërta vlen për ambulancën, që sipas rregullores, qëndron në gatishmëri në stadium. Fillimisht, shoferi nuk ishte në vendin e vet, sepse po ndiqte ndeshjen, me automjetin e parkuar disi larg. Më pas, kur shoferi shkoi të ndizte makinën, ajo nuk ndizej dhe u desh tërheqja me kavo nga zjarrfikësja.

Pas disa minutash frike për lojtarin e dëmtuar dhe humori me skandalin e ambulancës, makina u ndez dhe Gebor u transportua për në spital. Sërish, një episod i frikshëm, që tregon qartë se çfarë ndodh në fusha të tilla, ku mund të humbësh jetën për një absurditet.

Tërbuni-Teuta, probleme me Ambulancën

Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.

Posted by DigitAlb on Saturday, 28 November 2015

puke (1)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas