Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Sandër Lleshin

2018/11/03 at 10:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Sandër Lleshin

Presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi. I cili u propozua nga kryeministri Edi Rama.


Në një intervistë për portalin informativ “Syri.net”, zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian. I cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai “do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur”. Duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat. Ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim.

“Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale. Sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë. E cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta

Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim.

“Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze”.

Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve . Dhe “ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos. Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentin të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese. Të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij”.

Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta “është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë.

Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha”, theksoi ai.

Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. “Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën”. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama. Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt.

“Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin. Që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali”, u shpreh zoti Meta.

Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se “tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara”.

Etiketa: afatministersander lleshi


Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje
Politikë

Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje

29 Qershor, 2026 1:48 pm
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Para
Ekstradimi/ U deportua sot nga Hollanda, kush është miku i Shullazit

Ekstradimi/ U deportua sot nga Hollanda, kush është miku i Shullazit

A do ta dekretojë Presidenti Meta, Sandër Lleshin? Ja kur skadon afati

A do ta dekretojë Presidenti Meta, Sandër Lleshin? Ja kur skadon afati

Taulanti kërkon 1 post/Akuza të rënda,ç’thoshte zv.ministri i ri për Ramën

Taulanti kërkon 1 post/Akuza të rënda,ç'thoshte zv.ministri i ri për Ramën
















TE FUNDIT

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i...

Lexo më shumë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}