Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar pamje nga shkolla e re “Vaçe Zela” që po ndërtohet në kryeqytet.
Teksa publikon pamje nga ambientet e shkollës së re shoqëruar me këngën, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, Rama bën me dije se atje do të mësojnë 1500 fëmijë.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re “Vaçe Zela” në kryeqytet, një tjetër shëmbëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë, e cila po merr formë ditë pas dite, për të pritur 1500 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al