Kronikë

Momenti i atentatit ndaj Begajt,autori i veshur si polic,në makinë fëmijët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 02/06/21 |
Opi Nion

Pamjet e mësipërme të siguruara nga Opinion.al tregojnë momentin kur një përson i veshur me uniformë policie dhe me maskë të zezë në fytyrë dhe me kapele, i afrohet dhe qëllon me pistoletë në këmbë Edison Begajn. Ndërkohë sikurse shfaqet në video të pranishëm në momentin e atentatit janë dhe dy fëmijët e mitur të të plagosurit.

Begaj del nga makina e tij dhe flet në celular me një person, ndërsa dy fëmijët e tij të mitur ndodhen në sediljen e parë të mjetit Golf. Më pas shfaqet një person me uniformë policie që i afrohet makinës dhe pret pas saj derisa të afrohet Edison Begaj.

38 vjeçari shkon qetësisht drejt tij, pasi mund të ketë menduar se ishte polic, dhe pas pak sekondash autori e qëllon në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 maj ku Begaj mbeti i plagosur me 4 plumba, pranë banesës së tij në rrugën e jashtme./Opinion.al

Pas