Aktualitet

“S’ka lidhje me kamp refugjatësh”,Manja:Marrëveshje me Britaninë për ekstradimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 18/11/21 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se sot është kaluar me vendim qeverie marrëveshja e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar për ekstardimet.

Pas deklaratës së Ramës, Manja tha se ky vendim nuk ka lidhje me atë që është publikuar në mediat britanike, se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për refugjatët.

“Sot kaluam  një marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për transferimin e personave të dënuar. Eliminon pengesat që ka ndërmjet 2 sistemeve ligjore.  Ka pasur sot spekulime që kjo një marrëveshje në fakt përfshin të gjithë personat që janë refugjatë atje. Por në fakt është spekulim mediatik. Kjo marrëveshje lidhet tërësisht dhe ka të bëjë për bashkëpunimin në fushën e çështjeve penale dhe jo me ato kategori hallexhinjsh për tu trajtuar si kamp refugjatësh. Shqipëria nuk e ka menduar në asnjë moment që të trajtojë emigrantë që s’kanë asnjë problem me këto vende. Shqipëria nuk ka qenë duke biseduar dhe as nuk do të bisedojë për refugjatë që kanë lënë vendet e tyre për çështje tërësisht ekonomike”, tha Manja.

Pas