Aktualitet

Plan veprimi për shëndetin mendor, Manastirliu: Në qendrat shëndetësore psikologë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 18/11/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se me ngritjen e qendrave të mjekësisë familjare në qendrat shëndetësore, do të shtohet më tej vëmendja për evidentimin dhe kujdesin për personat që kanë probleme të shëndetit mendor.

Kemi një plan veprimi, i cili shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor. Kemi ndërtuar shërbimet alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Ndaj në Strategjinë tonë të Kujdesit Parësor, ngritja e qendrave të mjekësisë familjare ku për herë të parë në qendrat tona shëndetësore do të jenë edhe punonjës social dhe psikologë, si pjesë e Planit të Veprimit të MSHMS për evidentimin dhe kujdesin në vazhdim për problematika të shëndetit mendor, është një nga objektivat e këtij plani, implementimi i të cilit fillon duke u mbështetur me buxhetin e vitit 2022”, deklaroi Manastirliu.

Këtë, ministrja e deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Kryeministri./Opinion.al

Pas